Deputeti Gjerman si CDU-së, Mark Hauptman, ka vlerësuar maksimalisht ecurinë e Reformës në Drejtësi si një kusht i përmbushur tashmë për vijimin e rrugës Europiane të Shqipërisë. Ai ka pritur në Berlin kreun e Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla, ku në qendër të diskutimit ka qenë rekomandimin pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes vendit tonë dhe Bashkimit Europian.

Zoti Hauptman ritheksoi qëndrimin se nuk është e zakonshme që Gjermania të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Ai foli edhe për bojkotin e opozitës.

“Ka pasur zëra nga grupi ynë parlamentar që bëjnë thirrje për shtyrje të zgjedhjeve. Unë mund t’ju jap me siguri mesazhin se kjo nuk është një thirrje e përbashkët e grupit tonë parlamentar. Ky është zëri i disa prej deputetëve, të tjerë deputetë kanë tjetër mendim. Misioni kryesor i partive politike është përfaqësimi në parlament dhe pjesëmarrja ne zgjedhje elektorale. Partitë që nuk përmbushin këtë mision tradhtojnë elektoratin e tyre”.

Balla zhvilloi takim një takim me Kryetar i Komisionit Parlamentar për Evropën Juglindore në Bundestag, Josip Juratovic.  Ai theksoi bindjen se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Tv Klan