Presidenti Ilir Meta gjatë një vizite në qytetin e Gjirokastrës ka folur për hapjen e negociatave.

Meta tha se beson se janë të gjitha mundësitë që në Qershor, Shqipëria të ketë një vendim pozitiv nga Këshilli i vendeve anëtarë.

“Besoj se janë të gjitha mundësitë deri në Qershor duke u përqendruar të gjithë në ato kërkesat, të cilat dihen se kanë të bëjnë me përparësitë kyçe të këtij procesi.

Duke bashkëpunuar të gjithë, jam i bindur se është tërësisht e mundshme që rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian të shoqërohet nga një vendim pozitiv i Këshillit të vendeve anëtare”, tha për gazetarët Meta.

/tvklan.al