“Negociatat”, Palmer: Gabim historik dhe mesazh i keq për rajonin

Posta

“Negociatat”, Palmer: Gabim historik dhe mesazh i keq për rajonin

17:54 04/11/2019

“Do bëjmë gjithçka që BE të ndryshojë qëndrim në Maj”

Përmendeshin sanksione kundër Serbisë për shkak të armëve ruse dhe kërkesa për njohjen e Kosovës. Në këtë atmosferë ka përfunduar vizitën në Beograd në turin e tij Ballkanik, Mathew Palmer, i dërguari i Uashingtonit. Por, pas takimit me presidentin serb, Alleksandër Vuçiç dhe fjalëve të tij, duket se takimi ka përmbushur pritjet e serbëve. Palmer ka thënë se është me rëndësi që Kosova dhe Serbia të kthehen në bisedime, ndërsa vëmendje të veçantë i ka kushtuar perspektivës evropiane të rajonit, e sidomos pas “JO”-së nga Brukseli për Shkupin dhe Tiranën.

“Pas mos suksesit brenda BE-së që të arrijë një kompromis për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian që për mendimin tonë ka qenë një gabim historik, një mesazh i keq për të gjithë rajonin. Amerika dëshiron që Ballkani Perëndimor të ketë një perspektivë evropiane dhe do të bëjmë gjithçka që të ndryshoj ky qëndrim para takimit në Zagreb në muajin maj”.

Palmer ka folur fare shkurt dhe për gazetarët u lejua vetëm një pyetje. Por, ka qenë Vuçiç, që ka saktësuar bisedën brenda, duke theksuar se “është i kënaqur”, por Serbia kërkon kompromis dhe se statusi i Kosovës ndanë Serbinë me Amerikën. Ai the se pret vazhdimin e bisedimeve brenda dy ose tre muajsh.

“Dua të them që kanë qenë biseda të hapura dhe të sinqerta. Unë jam i kënaqur edhe me përmbajtjen e këtyre diskutimeve pasi kemi diskutuar të gjitha çështjet e kontestuara mes nesh dhe që të gjejmë zgjidhje në të ardhmen që do të nënkuptonin marrëdhënie më të mira me Amerikën si fuqi e parë në botë dhe që të flasim edhe me Prishtinën që sa më parë ti kthehemi dialogut”.

Presidenti serb tha se SHBA mbështesin nismën e “Schengenit ballkanik”, duke ftuar të tjerët t’i bashkohen, pasi do të bisedoj dhe me Kryeministrat Rama dhe Zaev.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi