Negociatat, Pendarovski: Të punojmë deri në momentin e fundit

Posta

Negociatat, Pendarovski: Të punojmë deri në momentin e fundit

16:04 17/10/2019

Dimitrov: Nuk besoj se Macroni do të bëjë gabim strategjik

Presidenti i Maqedonisë së Veriut duket se është i gatshëm edhe për një vendim negativ nga Brukseli. Pavarësisht kësaj, thotë se integrimet evropiane mbeten qëllime strategjike të vendit.

“Në këtë moment nuk do ta shprehja qëndrimin se do të refuzohet kërkesa jonë për çeljen e negociatave, për shkak se Kryeministri Zaev, Zv/Kryeministri Osmani, Ministri i Jashtëm Dimitrov jemi duke lobuar deri në momentin e fundit për të marrë një formulim që do t’i vlerësojë përpjekjet tona gjatë periudhës së kaluar. Nëse nuk marrim një datë tani, rreth përcaktimit strategjik, ne si vend, pa marrë parasysh kush është në qeveri, duhet të vazhdojmë më tej deri në anëtarësimin e plotë në BE.”

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov thotë se numër i madh I liderëve evropianë janë të vetëdijshëm për angazhimet që Maqedonia i bëri në procesin eurointegrues. Sipas tij, nëse Presidenti Macron mbetet në qëndrimin e tij, do të bëj një gabim strategjik.

“E kam të vështirë ta paramendoj se si një nga liderët më të mëdhenj të botës dhe Evropës mund të bëjë një gabim të tillë strategjik, ta dobësojë Evropën nga brenda, duke shuar dritat për rajonin që kufizohet me vende anëtare duke mos shfrytëzuar shansin për sukses. Rrëfimi i Maqedonisë së Veriut sot është edhe një  shans për sukses të Evropës, ku në shumë çështje është lëkundur besimi.”

Nëse epilogu nga Brukseli është negativ, Dimitrov nuk përjashton mundësinë e përplasjeve të brendshme me opozitën, por sipas tij, më e keqja do të jetë se qytetarët do ta humbin besimin nga premtimet e BE-së.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi