Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se marrëveshja me Greqinë është arritur në termat që ka deklaruar Ministri i Jashtëm grek, duke i dhënë fqinjëve 12 milje det, por paralajmëroi

se “Rama duhet ta dijë mirë se ajo marrëveshje, në mënyrë absolute, nuk kalon.”

“Duhet të dish një gjë, se në mënyrë absolute, ajo marrëveshje nuk kalon. Edi Rama duhet ta ketë shumë të qartë, të mos luajë me territorin e vendit, sepse në mënyrë absolute çdo mjet do të përdoret për mbrojtjen e tij dhe do të përdoret në radhë të parë kundër Edi Ramës. Kur unë fola për një palë të tretë fillove të krahasosh të pakrahasueshmen, pala e tretë është ajo që e bëri synet në ‘Top Kapi’ Edi Ramën.

Kam patur kurajën t’i them (Erdoganit) zotëri, interesi im kombëtar është që në çështje të sigurisë, sa të jem unë, qeveria shqiptare do të votojë vetëm SHBA-të, as ty dhe as BE-në. Dhe së dyti, ka një postulat nga Ataturku, që thotë se Turqia kurrë s’do të shohë drejt Lindjes së Mesme. Që kur Turqia filloi të shikojë drejt Lindjes së Mesme, i sigurt të jesh ti, po vetëm telashe ka. Shkojmë ne dhe votojmë kundër SHBA-ve. Gjëja më e turpshme.”

Berisha: Unë e kundërshtova Erdoganin, Rama u bë “synet” në “Top Kapi”

Ish-Kryeministri Sali Berisha kujtoi gjatë intervistës në ABC News se në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, e kishte kundërshtuar Kryeministrin e atëhershëm turk, Presidentin e tanishëm Recep Tayyip Erdogan, ndërsa Kryeministri Rama është “bërë synet në Top Kapi”.

“Edi Rama shkoi e u bë synet në Top Kapi. Kur i hyni mendja me u ba synet, më mirë të bëhej në Shqipëri, jo në Top Kapi (Porta e Lartë). Unë kam respektin më të madh për Turqinë, për lidhjet që kemi, por kurrë Shqipërinë s’kam pranuar që bëj shtojnë të askujt në çështjet e sigurisë botërore, përveç SHBA-ve.

Unë në 100 vjetorin e Pavarësisë, në një bisedë telefonike 30 minuta me Kryeministrin e atëhershëm dhe Presidentin e tanishëm (Erdogan) i kam bërë të qartë se unë nuk votoj rezolutën e Palestinës. Ia kam bërë shumë të qartë se në çdo rast, Shqipëria do të votojë si SHBA dhe kjo është e publikuar.”

/tvklan.al