Negociatat përplasin Ramën e Bashën

Posta

Negociatat përplasin Ramën e Bashën

15:34 21/10/2019

Kryeministri e kreu i opozitës replika në rrjetet sociale

Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha kanë shkëmbyer replika në distancë.

Për t’iu përgjigjur kryedemokratit, kreu i qeverisë zgjodhi të flasë me deklaratat e Presidentit të Këshillit Europian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama publikoi qëndrimin e Donald Tusk pas mbledhjes së 18 tetorit, ku tha se nuk pati unanimitet për negociatat dhe kjo jo për fajin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në kundërpërgjigje Basha e ka ftuar kryeministrin të mos shfajësohet për dështimet duke e ftuar të pranojë përgjegjësinë. Fakti është, shkruan kreu i opozitës, se Europa ka refuzuar kryeministrin.

“Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar dhe shqiptarët do të refuzojnë”, vijon komentin e tij në rrjetet sociale, Basha.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT