Negociatat, Presidenti Meta: Vendet skeptike të ndjekin shembullin e Gjermanisë

Posta

Negociatat, Presidenti Meta: Vendet skeptike të ndjekin shembullin e Gjermanisë

14:07 18/10/2019

Duke komentuar mos arritjen e një dakordësie mes liderëve të BE-së për negociatat, Presidenti Ilir Meta thotë se asgjë nuk ka përfunduar dhe shpreson në një reflektim të vendeve skeptike.

Pikërisht këto vende, që janë Franca, Holanda dhe Danimarka, Presidenti Meta i fton që të ndjekin shembullin e Bundestagut gjerman, që pranon hapjen e negociatave me kushte për Shqipërinë.

Deklaratat për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Presidenti Ilir Meta i bëri nga Kukësi.

Pyetje: Mirë se erdhët për 60-vjetorin e Kukësit, por do t’ju pyesim për negociatat?

Presidenti Meta: Kam ardhur për 60-vjetorin e Radio ‘Kukësit’. Për negociatat nuk mund të flitet sot. Asgjë nuk ka përfunduar. Shpresojmë të ketë reflektim. E kam thënë edhe më përpara. Ato vendet që janë skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut të Gjermanisë.

Pyetje: Do ta dekoroni kryeministrin zoti President, nëse do të çelen negociatat, meqë e keni deklaruar?

Presidenti Meta: Sot jemi këtu për të dekoruar Radio “Kukësin”, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, sepse e ka merituar plotësisht dhe e ka përmbushur misionin fisnik sidomos në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, duke pasur kontribute për ato arritje që ka sot Kosova dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Pyetje: Nëse nuk çelen sot negociatat zoti President? Duket se ka dështim?

Presidenti Meta: Po të mos humbasim shpresën… Sot këtu në Kukës…

Pyetje: E ka fajin qeveria apo Franca?

Presidenti Meta: Sot në Kukës kemi një gëzim dhe ta çojmë gëzimin deri në fund! /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT