“Nuk do të ketë festë për qeverinë, në mes të pandemisë”

“PO e bukur, edhe pse e vonuar”. Kështu e quajti Kryeministri Rama vendimin pozitiv të ministrave të Jashtëm të Unionit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit për vendin tonë.

Por pavarësisht rëndësisë që ka ky vendim, Kryeministri thotë se festë nuk do të ketë, dhe kjo jo vetëm për shkak të pandemisë globale të koronavirusit.

Vendimi është përshëndetur dhe nga Presidenti i Republikës, i cili mendon që s’duhet humbur kohë për të përmbushur të gjitha kushtet.

“Falenderoj të gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues, që gjeti vend në axhendën europiane, pavarësisht momenteve shumë të vështira që po kalojmë çdo njëri prej nesh”!

Në anën tjetër, Lulzim Basha u shpreh menjëherë i gatshëm për bashkëpunimin e opozitës për përmbushjen e kushteve.

“Vendet anëtare të BE-së dëshmuan sot se e mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët me shprehjen e vullnetit për të hapur negociatat. Tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre”.

Tv Klan