Negociatat, Rama: Nuk jemi në ngadalë, por BE-ja




Negociatat, Rama: Nuk jemi në ngadalë, por BE-ja

20:05 24/06/2022

Pas samitit të BE, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk morën sërish një përgjigje pozitive për negociatat, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për France 24, duke e konsideruar procesin të ngadaltë, por jo për faj të dy vendeve.

“Si pilulë kundër depresionit ka qenë rrugëtimi i Shqipërisë që nga marrja e statusit të vendit kandidat për në BE. Nuk është vendi ynë i ngadaltë me progresin, por BE-ja është ngadalësuar shumë drejt së ardhmes së saj. Nuk jam më “i frustruar”, por më tepër i trishtuar nga dështimi i BE-së për të përmbushur premtimin e dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

Më herët, kreu i qeverisë shqiptare foli edhe për gazetën më të madhe italiane “Corriere della sera”, ku foli dhe për ndikimin rus dhe kinez në Ballkan, si një rrezik të madh. 

“Nuk ka dyshim që rajoni përfaqëson një pikë të dobët të kontinentit për sa i përket rrezikut të depërtimit nga të tjerët. Nëse shikojmë Rusinë, është e qartë se ajo ka mënyrat dhe kanalet e veta që e bëjnë Ballkanin të pambrojtur: kjo është arsyeja pse ne dhe shtetet e tjera të zonës po punojmë për Ballkanin e Hapur që pret të anëtarësohet në BE”. Putin mund të mos jetë në gjendje të mirë shëndetësore, por Bashkimi Evropian nuk është më mirë”.

Kryeministri shqiptar thotë se shqiptarët duan të jenë anëtarë dhe protagonistë aktivë të BE-së pavarësisht refuzimeve, por nuk mund të bëjë një parashikim për anëtarësimin e vendit.

Tv Klan










Të ngjashme