Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer bisedën që pati me Presidentin e Francës Macron gjatë vizitës së tij në Paris.

Në një konferencë për mediat në takimin mes anëtarëve të qeverisë dhe grupit të PS, Rama tregoi çfarë bisedoi me Macron për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Ma tha troç qysh në takimin e parë në Paris, se për të ishte tejet e vështirë që të thoshte po për një datë për aryse që nuk lidheshin me Shqipërinë, por më premtoi ama se do të mendohej mbi mundësinë e një zgjidhje”

, tha Kryeministri.

Rama shtoi gjithashtu se gjatë muajve në vijim, pritet që Shqipërinë ta vizitojë pikërisht Presidenti Macron.

“Këtë vjeshtë Shqipërinë do ta vizitojë një President i Francës”

.

Kreu i qeverisë shqiptare përmendi shkurtimisht edhe bisedën me Kancelaren gjermane Angela Merkel.

“Ma bëri të qartë që do të jenë muaj të vështirë”,

u shpreh Rama.

Ministrat e Jashtëm të BE-së vendosën që Shqipërisë dhe Maqedonisë negociatat t’i hapen në verën e vitit të ardhshëm.

/tvklan.al