Negociatat, raportuesja për Shqipërinë në PE: Të pasqyrohet progresi i bërë nga vendi




Negociatat, raportuesja për Shqipërinë në PE: Të pasqyrohet progresi i bërë nga vendi

13:04 22/06/2021

Raportuesja për Shqipërisë në Parlamentin Evropian, Izabel Santos, shkruan se është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.

Në një postim në mediat sociale, Santos shprehet rruga e pranimit në Bashkimin Evropian duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi.

Më tej ajo shton se vullneti i popullit shqiptar ndaj BE duhet të shpërblehet me me një vendim të rëndësishëm.

“Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e pranimit në Bashkimin Evropian duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. Mbledhja ministrave duhet të planifikojë e parë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian gjithashtu e meriton këtë zhvillim“, është ky reagimi i raportueses së Shqipërisë në PE.

Ky reagim vjen në një kohë kur ministrat e Jashtëm të BE janë duke zhvilluar një mbledhje për të vendosur nëse do të thirret Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut apo jo./tvklan.al





Të ngjashme