Zbulohet në Egjipt një varr antik. Në brendësi të tij gjendeshin 35 mumje, sarkofage, amphora, vazo dhe materiale të tjera. Konsiderohet nga ekspertët e fushës një nekropoli e vërtetë që datojnë mes periudhës faraonike dhe asaj romake, nga shekulli i VI para Erës Sonë dhe shekullit të IV. Ky varr i madh është gjetur nën rërën e pjesës perëndimore të Assuan, ku ndër te tjera janë hartëzuar rreth 300 varre.

Varri ka në brendësi një dhomë funerale kryesore ku janë gjetur 30 mumje të ruajtura në gjendje shumë të mirë dhe një anësore që arkeologët thonë që përdorej nga personeli që kujdesej për procesin e mumifikimit, bashkë me mjetet që përdoreshin për të.

Gjithashtu, në vazo janë gjetur edhe mbetje ushqimesh mijëravjeçare që shërbenin për të shoqëruar të vdekurit në udhëtimin e tyre, sipas traditave të kohës.

Klan Plus