Nelgert Pata, i vrarë në një atentat në Fier nëntorin e vitit të kaluar ka marrë pjesë në vrasjen e Elton Çiçës një vit me parë në zonën e ish-bllokut në Tiranës. Prokuroria dyshon se Pata ka qenë në drejtimin e mjetit qe ka shoqëruar Jani Aliajn në atentatin ku mbeti i vdekur 36-vjeçari Çiça.

Ky element i papublikuar deri me tani, zbulohet ne kërkesën për gjykim, dërguar nga Prokuroria e Tiranës në ngarkim të Jani Aliajt dhe tre personave të tjerë, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e ndodhur 1 majin e vitit 2016, në ish-bllok.

Megjithëse Prokuroria nuk e përmend specifikisht Nelgert Patën si të pranishëm në vendin e krimit, hetuesit shpjegojnë se ai ka kryer veprime aktive për të bërë të mundur vrasjen e Çiçës.

Nelgert Pata dhe Jani Alia ishin pjese e grupit rival të Elton Çiçës mes të cilëve kishte një konflikt të hapur prej fillim viteve 2000. Ndaj Patës dhe Aliajt u organizuan disa atentate, ndërsa ky i fundit ishte betuar se do vriste Çiçën. Në gusht të vitit 2016 Pata i shpëtoi një atentati në rrugën e Kavajës, pranë ish-parkut të autobusëve.

Ai mbeti i plagosur, por që prej atentatit u zhduk dhe nuk u paraqit asnjëherë në polici për të dëshmuar. Atij iu ngrit pritë 20 nëntorin e vitit te kaluar sapo doli nga hoteli ku qëndronte në Zhupan të Fierit. Dy persona qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të makinës me te cilën udhëtonte viktima. /Tv Klan