Boksieri shqiptar humbet duelin me Nigel Paul nga Trinidad Tobago

Nelson Hysa u eliminua nga Botërori i boksit që po mbahet në Beograd. Boksieri shqiptar i peshës mbi 92 kilogramë nuk ia doli në duelin me kundërshtarin nga Trinidad Tobago, Nigel Paul këtë të enjte.

Vendimi i gjyqtarisë ishte 4 – 1 në favor të Paul. Të premten do të jetë radha e Indrit Laçit që të ngjitet në ring për ndeshjen e parë në peshën deri 92 kilogramë, ndërsa Alban Beqiri do të zhvillojë duelin e dytë në këtë aktivitet për peshën deri 71 kilogramë.

Tv Klan