Mungesa e Neymar në ditën e parë të grumbullimit për sezonin e ri nervozoi drejtuesit e Paris Saint Germain. Drejtori sportiv Leonardo tha për gazetën “Le Parisien” se do të merren masa për këtë pakorrektësi nga ana e lojtarit.

“Është angazhuar me institutin e tij dhe me një sponsor. Nuk kishte rënë dakord për këtë me kubin. Ai luajti ndeshjen e fundit më 6 Qershor. Pushimet mbylleshin më 8 Korrik dhe nuk u paraqit”, deklaroi Leonardo.

Kjo situatë e largon akoma më shumë nga parisienët, por jo pa u paguar shuma e duhur ku ekipi që e kërkon më shumë është Barcelona.

“Kemi patur kontakte sipërfaqësore. Neymar mund të largohet nga PSG, nëse vjen oferta e duhur që të bindë të gjithë. Por sot nuk e dimë ende se kush e do dhe çmimin”, sqaroi drejtori i Paris Saint Germain.

Neymar ka edhe 3 vite kontratë me kampionët e Francës, që nuk duan ta humbasin për më pak se 200 milionë Euro.

Tv Klan