Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot formularin për deklarimin e pasurisë 5 personave me precedent penal.

Ata janë Akil Alushi nga Tirana i dënuar për trafik droge; Morel Kërtalli nga Durrësi nën hetim për vrasje në rrethana cilësuese; Enkel Kërtalli nga Durrësi nën hetim për vrasje në rrethana cilësuese; Ilir Oshafi nga Durrësi, i dënuar në Itali për prodhim dhe shitje droge të kryer në bashkëpunim dhe Gentian Malindi nga Durrësi, person nën hetim për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”, thuhet në njoftimin e OFL-së. /tvklan.al