Personi në foto është një shqiptar i cili vuan dënimin në një burg të Greqisë. Pasditen e së martës, ai ngriti në këmbë policinë e Athinës, pasi tentoi arratisjen.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik nga mediat greke, kishte dalë me leje për disa orë nga burgu. Atij i ishte vendosur në dorë një byzylyk me sistem elektronik të mbikëqyrjes, për të monitoruar lëvizjet e tij.

Por lejen për të dalë nga qelia, shqiptari e shfrytëzoi për të kërkuar lirinë. Ai theu pajisjen mbikëqyrëse dhe u largua. Sapo policia vuri re që sinjali nga pajisja ishte fikur, u vu menjëherë në lëvizje.

Shqiptari u kap në stacionin e autobusëve të Athinës dhe ishte nisur drejt Shqipërisë. Por ai u kap në kohë nga policia u mbyll sërish në qeli. Shqiptari është i dënuar dhe vuan dënimin për trafik droge dhe grabitje. /tvklan.al