Kim Jong Un siç duket po zgjeron arsenalin e tij nuklear duke urdhëruar që të ndërtohet një luftëanije sekrete që do jetë një tjetër “as nën mëngë” i Flotës Koreano-Veriore.

Kjo është luftëanija e dytë në fakt e këtyre përmasave, për të cilën po punohet në bregun lindor të Koresë së Veriut, pas asaj të parës që u ndërtua në pjesën perëndimore bregdetare. Siç raportojnë mediat e huaja, puna ka nisur në Maj 2024 në zonën e quajtur Chongjin, brenda një godine që shërben si “kamuflim”. Luftëanija është 11.6 metra e gjatë dhe 15.8 metra e gjerë.

Kim Jong Un, imazhet që janë shpërndarë teksa ai ndodhet në “bazën sekrete”

Bazuar edhe në pamjet satelitore është krijuar bindja se kemi të bëjmë me një anije luftarake, ndërsa nuk është ende e qartë se cili është qëllimi i vërtetë i Kim Jong Un. Për fqinjin koreano-jugor? Apo për Shtetet e Bashkuara? (Që për Kim Jong Un është kthyer në aleate e armikut më të madh të tij)

Këtë ende nuk mund ta themi, por Kim Jong Un ka shprehur hapur se është aleat i Rusisë për luftën në Ukrainë. Lideri suprem ka ndryshuar edhe qasjen ndaj anëtarëve të partisë, aq sa qarkullojnë lajmet që ata janë mbledhur shpesh së fundmi për të konsumuar pije alkoolike brenda institucioneve shtetërore, gjë që për këtë shtet është përtej “kornizës së rregullave strikte.”

/tvklan.al