Një nënë 27-vjeçare e quajtur Christiane dyshohet se ka droguar dhe mbytur 5 fëmijet e saj. Pasi u nda nga burri, mendohej se ajo ishte e mbingarkuar psikologjikisht.

Pesë fëmijët të moshës nga 1 deri në 8 vjeç, u gjendën të vdekur nga policia në shtëpinë e tyre në Gjermani.

Kryehetuesi Marcel Maierhofer u shpreh në në deklaratë se fëmijët u gjetën të gjithë të shtrirë në shtretërit e tyre.

Prokurorët kanë thënë se raportet e reja të toksikologjisë, tregojnë se fëmijët u mbytën pasi u qetësuan me një “agjent të panjohur”.

Pas vdekjeve të fëmijëve, mamaja dhe djali i saj i madh, u nisën për në Dusseldorf, ku u përpoq të hidhej nga treni. Ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Policia beson se ajo ishte mjaft e shqetësuar pasi u nda nga burri i tretë, një vit më parë dhe pësoi përkeqësim të shëndetit mendor, raporton Bild.

Policët kur hynë në banesë dhe panë fëmijët e pajetë, kanë shpërthyer në lot. Ata gjithashtu u tronditën nga gjendja e kushteve të jetesës së familjes në banesën e shkatërruar.

Viktimat janë emëruar si Luca, 8 vjeç, dhe Timo, 6 vjeç, Sophie, 3 vjeç, Leonie 2 dhe Melina e cila ishte vetëm 1 vjeç. Pavarësisht se ishin të traumatizuar nga ajo që panë, heronjtë e shpëtimit u përpoqën të ringjallnin pesë fëmijët, por ishte e pamundur, ata kishin ndërruar jetë.

Policët nuk e dinë pse nëna 27-vjeçare kurseu jetën e djalin të saj më të madh. Ai u la në tren ndërsa mamaja e tij zbriti dhe u hodh në shinat në Stacionin Qendror të Dusseldorf. Ajo u shpëtua nga zjarrfikësit, por mbetet ende në një gjendje të rëndë.

Christiane thuhet se i dërgoi mesazh mamasë së saj duke i thënë: “Dërgoni policinë në apartament, fëmijët kanë vdekur”. /tvklan.al