Dije Bega ka treguar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, historinë e saj dhe vuajtjet që po kalon me djalin e vogël, i cili vuan nga disa sëmundje.

Bega tregoi se djali i saj merr vetëm 100 mijë Lekë KEMP, por ajo pretendon se duhet të marrë pagesë të plotë pasi fëmija nuk është i vetëdijshëm për asgjë dhe gjithmonë një njeri nga mbrapa si kujdestar.

“Pasi u diagnostikua me leucemi iu lidh KEMP-i, 100 mijë Lekë dhe një pagesë për mua për kujdestarinë. Që nga ajo kohë vijon sërish kjo pagesë, por unë pretendoj se duhet KEMP i plotë. Nuk e di sa është KEMP i plotë, se unë kam pyetur dhe më kanë thënë që duhet të marrë disa dokumente nga mjekja. Mjekja më ka thënë se ka bërë maksimumin, por nuk ka karrocë. Si ajo që është me karrocë që do një njeri nga mbrapa dhe Emiliano do një njeri nga mbrapa se është dyfish paraplegjik”, shprehet nëna.

Më tej ajo tregon se ilaçet për djalin kushtojnë shumë, ndaj kërkon ndihmë dhe nga të tjerët pasi nuk ja del dot më që të kujdeset për fëmijën.

Unë e kërkoj për Emilianos se është me pampers, i blej një ilaç që kushton 100 mijë Lekë. Nëse nuk merr atë mjekim ai nuk mban dot ekuilibrin. Nuk ka pasur asnjë lloj ndihme deri tani, unë mezi kam ardhur deri këtu, por nuk mundem më”, shton nëna./tvklan.al