I ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një djalë 26 vjeç nga Thumana i cili ka 3 vëllezër të tjerë dhe një motër. E ëma pasi bashkëshorti ndërroi jetë i braktisi fëmijët. Ata vazhduan të  jetonin të vetëm në shtëpinë e gjyshit aty ku u linden dhe u rriten. Djali tregon se u bënë 3 vite e 4 muaj që ata nuk kanë kontaktuar me të ëmën dhe nuk dinë se çfarë bëhet me të.

Djali: Ne jetojmë në Thumanë dhe ka qenë shtëpia në pallat.

Mirela Milori: Ndodh një fatkeqësi dhe ju ndahet babai nga jeta?

Djali: Po para 4 vitesh.

Mirela Milori: Ju mbetët vetëm me nënën, çfarë punonte nëna.

Djali: Ajo punonte pastruese, kurse ne punonim me ditë me vëllezërit. Ne jemi 1 motër dhe 4 vëllezër.

Mirela Milori: Si duket jetesa ka qenë e vështirë me ikjen e babait.

Djali: Sigurisht, nuk diskutohet. Pas një viti që vdiq babai nisën konflikte për punë shtëpie dhe pas këtyre konflikteve iku mamaja. Filluan thashetheme nga njerëzit e babait mbrapa krahëve, jo pse ta marrin, pse të rijnë këta.

Mirela Milori: Donin t’ju nxirrnin nga shtëpia, apartamenti me sa dhoma ishte?

Djali: Një dhomë e kuzhinë.

Djali tregon se e ëma i ka braktisur dhe nuk ka folur me njeri dhe nuk e priste askush një gjë të tillë. Ai mendon se ka ikur prej stresit, konflikteve, problemeve të shumta që kishin në familje dhe me njerëzit e babait të tyre. Djali tregon se u bënë 3 vite e 4 muaj që ata nuk kanë komunikuar më me të ëmës pasi u largua nga shtëpia.  Madje e ëma nuk ka asnjë kontakt edhe me familjen e saj dhe askush nuk e di se ku jeton. Që pas largimit të nënës, 5 fëmijët kanë jetuar vetëm në apartament dhe me shumë vështirësi. /tvklan.al