Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme dhe të vështirë të zonjës Zejnepe. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe i rrit ata e vetme, pasi bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë.

Gjendja e tyre ekonomike ka qenë gjithmonë e vështirë, pasi bashkëshorti nuk punonte, sepse ishte i sëmurë. Edhe vetë Zenepja nuk mund të punonte sepse duhet të kujdesej për fëmijët dhe vjehrrën, që gjithashtu kishte probleme shëndetësore.

Për shkak të kushteve të vështira ekonomike, që nga viti 2007 nuk kanë paguar as energjinë elektrike.

Zejnepe: Jam nëna e dy fëmijëve jetimë. Kam ardhur në Tiranë në vitin 2004 dhe kishim ndërtuar një shtëpi sa për të futur kokën.

Eni Çobani: Tani shtëpinë e ke gjetur apo e ke bërë bashkë më Arifin?

Zejnepe: E kam gjetur shtëpinë Zonja Eni. Tek familja e bashkëshortit gjeta 4 motra dhe 2 vëllezër. Ishin të martuar të gjithë. Unë bashkëshorti dhe vjehrra jetonim bashkë. Pastaj në banesën që kishim, që erdhëm në 2004 deri në 2007 nuk kishim ndonjë problem. Pastaj erdhën në jetë dy fëmijët, njërin e kam 8 vjet dhe tjetrin 10 vjet. Filluan të vështirësohet gjendja ekonomike se ishim pa punë.

Eni Çobani: Si mund të jetohet me të dy pa punë?

Zejnepe: Kishim vetëm pensionin e vjehrrës, zonja Eni.

Eni Çobani: Sa shkonte si pension?

Zejnepe: 70 mijë lekë të vjetra.

Eni Çobani: Jetonit ju të tre dhe fëmijët?

Zejnepe: Po! Në 2007 na vunë sahatin matës, që nga 2004 deri në 2007 nuk paguanim as drita dhe as ujë.

Eni Çobani: Pra ju keni qenë në një zonë informale, keni zaptuar një tokë si fatkeqësisht ka ndodhur në pjesë të ndryshme të Shqipërisë dhe nga vetë shqiptarët normalisht. Edhe keni ndërtuar dhe një banesë po prap informale, nga e cila ju keni marrë shërbimin gjatë gjithë kohës. Përsa i përket energjisë elektrike dhe nga 2004 deri në 2007, nuk keni pasur matës elektrik?

Zejnepe: Jo nuk kemi pasur matës elektrik. Edhe në 2007 erdhën vunë matësin, po edhe nga 2007 deri në 2015, nuk na u paraqit njeri të binte një faturë energjie sa kishim djegur.

Eni Çobani: Dakord juve që s’ju erdhën. Po ju që e merrnit këtë shërbim  nuk e kishit menduar që duhet shkuar që të paguhet energjia?

Zejnepe: Po moj zonja Eni e kishim atë mendim, por nuk kishim mundësi zonja Eni se ishim pa punë, fëmijët ishin të vegjël dhe atë 70 mijë lekëshin që e merrte vjehrra, nuk i dilte për ilaçe që merrte për vete.

Ardit Gjebrea: Nga viti 2004 deri në vitin 2007, për 3 vite nuk punoi asnjeri në atë shtëpi?

Zejnepe: Jo zoti Ardit nuk punoi asnjeri sepse burri vuante nga depresioni dhe nuk ishte i aftë që të punonte, se nuk e merrte njeri në punë. Nuk e pranonin, shkonte një ditë në punë, ditën e dytë nuk e merrte askush, thoshte nuk është i aftë për punë./tvklan.al