Nëna e 3 fëmijëve: Më dolën letrat, por nuk pranova të iki me burrin në Itali sepse…



Nëna e 3 fëmijëve: Më dolën letrat, por nuk pranova të iki me burrin në Itali sepse…

14:05 24/06/2020

Nëna e 3 fëmijëve rrëfeu në programin “Historia ime”, në TV Klan historinë e vështirë të jetës së saj. Valbona është martuar që kur ishte 18 vjeç, por marrëdhënia me bashkëshortin nuk shkoi ashtu si ajo e kishte menduar.

Bashkëshorti i saj vinte dhe ikte shpesh në Itali dhe për 5 vite ajo jetoi me prindërit e tij. Më pas u nda prej tyre dhe po jetonte në një dhomë më vete, së bashku me fëmijët e saj.

Valbona më tej tregoi edhe për një periudhë të vështirë në jetën e saj, ku u përball me depresionin dhe gjendja e saj ishte e rëndë. Bashkëshorti e merr për një kurim të specializuar në Itali dhe pas 3 muajsh rikthehen sërish në Shqipëri. Pak kohë më vonë burri i saj i thotë se letrat për në Itali kishin dalë dhe vjen që t’i marrë.

Por Valbona kërkon prej tij që gjërat të ndryshojnë dhe ai të sillet ashtu si duhet ndaj familjes. Ata nuk arrijnë të merren vesh dhe ajo nuk pranon të ikë me të në Itali.

Gazetarja: Pra ai ikte dhe vinte? Me këtë mënyrë jetese vazhdonit?

Valbona: Po!

Gazetarja: Për sa kohë?

Valbona: Shkuan 5 vjet martesë, unë kam qëndruar me vjehrrit. Mbas 5 vjetësh jam ndarë, me një dhomë po në të njëjtin oborr, por në një hyrje tjetër.

Gazetarja: Bere një bisedë të fundit me të?

Valbona: Ai pasi u ndava, vazhdoi më mirë, domethënë merrte në telefon më shumë, kishte përgjegjësi më shumë. Ishte më ndryshe, se atëherë rrija me vjehrrit edhe më shumë e ndihmuar prej tyre, kurse tani ishim vetëm dhe kishim nevojë dhe komunikonte më shpesh bashkëshorti me mua.

Gazetarja: Pse ushtronte dhunë? Nën efektin e alkoolit, apo çfarë veprimi e nxehte atë për të dhunuar?

Valbona: Nuk ishte vetëm alkooli, se ai kishte dhe probleme të tjera. Mos kishte dhe borxhe dhe e bënte këtë luftë me ne, me mua dhe fëmijët.

Gazetarja: Ju dhunonte çdo ditë?

Valbona: Kur ishte mirë na donte, kur kishte probleme na dhunonte!  Domethënë ditët e mira janë të rralla, kurse vuajtjet janë pafund. Në 2011, unë emigrova me burrin në Itali, me vizë 3-mujore sepse gjendja ime kishte arritur kulmin, kisha kaluar një depresion të rëndë dhe ai më mori jashtë shtetit në Itali dhe më bëri vizitë. Ndenjëm 3 muaj bashkë, pastaj unë u ktheva këtej bashkë me bashkëshortin. Pasi erdha ketej, ai u mundua të bënte letrat. Një ditë më tha kanë dalë letrat. Erdhi të na merrte, edhe i thashë çfarë ka kaluar nuk përsëritet, nuk kthehet më, por unë më kështu si ke bërë, nuk të vij nga pas me familje. Prej teje kemi arritur në këtë gjendje të rëndë. Ai tha çfarë them unë bëhet. Unë i thashë çfarë ke thënë ti është bërë deri tani, nuk kemi më çfarë të bëjmë, vetëm të shkatërrohet familja. Nëse je dakord të vazhdojmë normal sikur të gjithë, me të drejtat që na takojnë, të mirën dhe të keqen ta ndajmë bashkë, atëherë unë vij pas teje. Ai nuk pranoi dhe unë nuk shkova me të.

Gazetarja: Ky ka qenë momenti kur t’i i dhe drejtim pa të jetës tënde?

Valbona: Po, unë vazhdova tek shkolla si pastruese dhe bashkëshorti iku në Itali./tvklan.al




Të ngjashme