Nëna e 4 fëmijëve: Burri përfundoi në burg, vjehrra ushtronte dhunë ndaj meje

Nëna e 4 fëmijëve: Burri përfundoi në burg, vjehrra ushtronte dhunë ndaj meje

15:10 19/05/2020

Një nënë e 4 fëmijëve rrëfeu ditën e sotme në programin “Historia ime”, në Tv Klan historinë e vështirë dhe vuajtjet që i është dashur të kalojë.

Kur ishte 17 vjeç, u largua nga shtëpia me të dashurin e saj drejt Greqisë sepse familja nuk e pranonte lidhjen e tyre. Marrëdhëniet me familjen u ndërprenë dhe ata nuk i qëndruan pranë, as kur ajo solli në jetë fëmijët e saj.

Ema kthehet në Shqipëri dhe jeton me vjehrrën e saj, ndërsa bashkëshorti qëndroi jashtë shtetit.

Pavarësisht se gjendja ekonomike nuk ishte e mirë, ai nuk e linte të punonte. Në vitin 2016, bashkëshortin e saj e arrestojnë.

Gjendja në familje u vështirësua edhe më tepër, pasi ajo vazhdimisht kishte probleme me vjehrrën. Ema pretendon se vjehrra e dhunonte psikologjikisht dhe fizikisht.

Ema: Unë insistoja që të jetonim bashkë, si çdo familje dhe të rregulloheshim, por të tilla ishin kushtet e tij që nuk mund..

Mirela Milori: Pra ju nuk jetonit bashkë?

Ema: Jo! Unë jetoja tek shtëpia në Shqipëri dhe ai jashtë shtetit.

Mirela Milori: Po kur shkoje jashtë shtetit jetoje me të?

Ema: Po vetëm 3 muaj! Kam ardhur përsëri në Shqipëri, më detyronte shkolla e fëmijëve, aty kam regjistruar fëmijën e parë në shkollë, e vetme pa asnjë lloj mbështetje.

Mirela Milori: Po njerëzit e bashkëshortit të ndihmonin?

Ema: Jo, nuk kisha asnjë, ishim unë dhe nëna e tij. Të tilla ishin rrethanat dhe hallet, problemet e bashkëshortit, që duhet t’i jepte vetë drejtim familjes së tij. Flisja shpeshherë me bashkëshortin që të filloja një punë, që mos i shtrinim dorën askujt, të plotësoja kushtet fëmijëve. Por jo thoshte mos u mërzit, se do t’i plotësoj unë të gjitha. Ai duke punuar andej dhe unë këtej nga pak. Me punët e shtëpisë dhe rritjen e fëmijëve kishim konflikte të vazhdueshme me nënën e burrit, sepse thoshte ti s’punon. Por nuk ja tregoja burrit, që mos e mërzitja. Në vitin 2016, ne kemi qenë bashkë në Dhjetor dhe aty bashkëshortin e kapën (qan). Nuk kisha ku të vija. Por im shoq nga burgu i tha dikujt dhe i kërkon ndihmë të vij në Shqipëri. Vij në Shqipëri dhe aty më ka pritur nëna e burrit me këmbët e para, futem brenda dhe tha: E arrite qëllimin, këtu shtëpi s’ke. Ne na u prenë të ardhurat, se nuk punonte asnjëra nga ne. Kaluan 4 muaj dhe im shoq erdhi në Shqipëri, e ekstraduan këtu në Shqipëri. I tregoja nga pak, e kuptonte dhe vetë që unë nuk mirëkuptohesha me nënën e tij. I kërkova të filloj punë, por nuk ka dashur, pavarësisht se kushtet i dinte shumë mirë. Nëna e tij ushtronte shpeshherë tek unë dhunë fizike dhe psikologjike. Fëmijët kishin marrë emrin e vjehrrit dhe kunatit, që nuk ishin në jetë. Shpeshherë ajo i mësonte kundra meje dhe i përkëdhelte. I përkëdhelte për emrin që kishin, jo se ajo i donte vërtet me shpirt, që t’iu jepte një edukatë. /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo