Nëna e 4 fëmijëve: Kur më erdhi djali në jetë ishte gëzim i madh, por…

Nëna e 4 fëmijëve: Kur më erdhi djali në jetë ishte gëzim i madh, por…

13:59 04/03/2020

Emisioni “Historia ime” në TV Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme të një nëne, e cila ka humbur djalin e saj.

Në studio, Drita Reka ka rrëfyer se djali ishte gëzimi i madh në familjen e tyre pasi erdhi në jetë pas 3 vajzave. Pavarësisht vështirësive ekonomike, ata arritën të ecnin përpara dhe secili prej fëmijëve krijoi familjen e tij.

Drita tregoi se djali u martua kur ishte 20 vjeç dhe në jetë erdhën dy vajza. Por gëzimi dhe lumturia në familje mori fund kur mësuan ndarjen e tij tragjike nga jeta.

Mirela Milori: Djali erdhi në jetë mbas vajzave apo?

Drita Reka: Mbas vajzave!

Mirela Milori: Do ketë qenë gëzim i madh besoj kur erdhi djali, mbas 3 vajzash?

Drita Reka: Kur erdhi djali ishte gëzim i madh, për mua që kisha 3 vajza se atëherë kështu ishte koha. Por më ka ikur drita e syve që kështu jam…

Mirela Milori: Le të flasim pak për atë periudhë të bukur, ti u bëre nënë e një djali pas 3 vajzash?

Drita Reka: U gëzova shumë, jashtë mase që kisha një djalë dhe 3 vajza. Kam patur një djalë shumë të mirë, shumë punëtor.

Mirela Milori: Vajzat i ke të martuara, të rregulluara?

Drita Reka: Vajzat i kam të martuara, vetëm një më ka mbaruar shkollën e lartë, dy të tjerat kanë mbaruar kështu…

Mirela Milori: Të mesmen, gjimnazin?

Drita Reka: Po!

Mirela Milori: Djali krijoi familjen e tij?

Drita Reka: Po djali u martua i ri.

Mirela Milori: Sa vjeç ishte kur u martua?

Drita Reka: Ishte 20 vjeç, 10 vjet martesë ka patur. Vajzën e madhe e ka 10 vjeç, ka dhe një tjetër 3 vjeç. Kur vdiq, vajza ishte 8 vjeç, tjetra ishte 1 vjeç.

Mirela Milori: Shkonte shpeshherë në Greqi djali?

Drita Reka: Shkonte punonte edhe këtu edhe atje shkonte çdo verë kur ishte pjeshka, qershia, që ishin atje. Shkonte me 3 mujor.

Mirela Milori: Punë sezonale?

Drita Reka: Po! Shkonte 2 muaj në Greqi, pjesën tjetër punonte këtu. Kam patur një çun flori, jo se e them unë, po e thotë gjithë rrethi atje. Punonte kudo që shkonte./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi