Ditën e sotme emisioni Historia ime në Tv Klan ka sjellë, historinë e një nëne 33-vjeçare e cila ka lindur në një fshat të Fierit që aktualisht banon në qytetin e Fierit. Ishte vetëm 15 vjeç kur u lidh me djalin i cili më vonë do të bëhej bashkëshorti i saj. Në vitin 2008 u martua, pa dëshirën dhe mbështetjen e familjes së saj.

Nga martesa e tyre sollën në jetë dy fëmijë, dy djem, të cilët sot janë përkatësisht 12 dhe 9 vjeç, dhe të dy janë nxënës në ciklin 9-vjeçar.

Bashkëshorti asnjëherë nuk ka qenë i përgjegjshëm si duhet ndaj saj dhe fëmijëve të tij. Ai luante bixhoz, punonte vetëm në të zezë kur mundej dhe nuk kishte një punë të qëndrueshme. Për shkak të sjelljeve të tij problematike ka qenë dhe në burg dhe kur ishte në muajin e 8 shtatzënë me fëmijën e dytë, ajo u detyrua të ndahej nga ai.

Gruaja ka treguar dhe historinë si ata u dashuruan. Sipas saj në moshë 14 vjeç është dashuruar me ish-bashkëshortin të cilin e kishte parë në një dasmë. Për 4-5 vite me radhë, ata nuk janë takuar dhe nuk kanë folur asnjëherë më njeri-tjetrin, por ishin dashuruar vetëm duke u parë, pa konsumuar në asnjë moment lidhjen apo dashurinë e tyre.

33-vjeçarja: Jam dashuruar që 14 vjeç.

Mirela Milori: Shumë e vogël ke qenë për t’u dashuruar.

33-vjeçarja: U njohëm në një dasmë dhe nuk hoqëm dorë. Kur vajta 19 vjeç u martova.

Mirela Milori: Si dashuron një fëmijë 14 vjeç?

33-vjeçarja: Nuk e di, nuk është se dola, e takova. Deri në 19 vjeç unë nuk pranoja njeri tjetër dhe të gjithmë më pyesinin pse nuk do.

Mirela Milori: A takoheshit, a u konsumua si dashuri gjatë këtyre viteve, domethënë u takuat, u deshët?

33-vjeçarja: Jo asnjëherë, ishte dashuri platonike, kur vajta 19 vjeç erdhën më kërkuan tek shtëpia.

Mirela Milori: Si u morët vesh me letra?

33-vjeçarja: Me asgjë, vetëm me mendime. Erdhi vjehrri më kërkoi dorën, më tha djali im ka ikur nga mendja të do dhe atëherë unë kam vajtur. Familja ime nuk donin sepse ata ishin të varfër. Për 4-5 vite vinte në fshat dhe vetëm e shikoja asgjë tjetër. /tvklan.al