27- vjeçarja nga Durrësi, Manuela Merga rrëfeu në programin “Historia ime”, në Tv Klan historinë e saj aspak të thjeshtë.

Kur Manuela ishte 16 vjeç, ajo u bë nënë për herë të parë. Kur vajza ishte 3 vjeç kuptoi që diçka nuk po shkonte me të dhe pas vizitës rezultoi se vajza kishte probleme me shëndetin mendor.

Nëna shprehet se ajo ishte mjaft agresive me fëmijët në çerdhe dhe kopsht. Madje edhe kur solli në jetë vajzën e saj të dytë, Aurora nuk e donte dhe sillej shumë keq dhe në mënyrë agresive me të.

Manuela shprehet se sot, Aurora është 9 vjeç dhe gjendja e saj është përkeqësuar edhe më shumë.

Mirela Milori: Kur fillove të kuptoje që vajza kishte probleme?

Manuela Merga: Që 3 vjeç!

Mirela Milori: Pse çfarë simptomash kishte?

Manuela Merga: Nuk rrinte dot mbyllur brenda, që 6-muajshe. E kuptoi doktoresha e lagjes, që shkoja e vizitoja, i bëja vaksinat. Më çoi tek doktoreshë Irma dhe ajo e vizitoi, më tha është për kemp dhe tha do ikësh në Tiranë. Më nxorrën kempin 100 mijë lekë.

Mirela Milori: Po çfarë të thanë, çfarë kishte vajza?

Manuela Merga: Më thanë që s’është mirë, është shumë agresive. Që e vogël ka qenë, edhe në çerdhe, në kopsht që e kam çuar, shumë agresive me fëmijët, me shokët, me shoqet. Që 3 vjeç, me zor ma kanë mbajtur në kopshtin privat, që kam afër lagjes.

Mirela Milori: Pra që 3 vjeç, Aurora filloi të kishte probleme agresiviteti?

Manuela Merga:  Po!

Mirela Milori: Po pastaj filloi të fliste? Si filloi të ishte ecuria e saj?

Manuela Merga: Ajo 2 vjeç ka filluar të flasë! Shumë vonë!

Mirela Milori: Kur filloi të ketë simptomat më të vështira, më të dukshme? Në shtëpi kishte shenja dhune, kishte agresivitet?

Manuela Merga: Jo! Tani që kam gocën 3 vjeç është shumë agresive me të.

Mirela Milori: Pra kur Aurora ishte 6 vjeç, ti solle në jetë vajzën tjetër?

Manuela Merga: Po!

Mirela Miilori: Si quhet?

Manuela Merga:  Kristina!

Mirela Milori: Kur lindi Kristina, Aurora reagoi ashpër?

Manuela Merga: Po, nuk e donte!

Mirela Milori: Kujdesej për motrën më të vogël?

Manuela Merga: Jo, ajo nuk është as për veten e vet!

Mirela Milori: Po ti si e ruan vajzën e vogël?

Manuela Merga: E ruaj gjithë ditën, atë punë!/tvklan.al