Një histori e dhimbshme që ka brenda saj kaq shumë dashuri dhe mirësi…

Një nënë e katër fëmijëve që vdiq pas një hemorragji në tru, vetëm disa ditë pasi solli në jetë djalin e saj, kërkoi që organet e saj të dhurohen, duke shpëtuar disa persona të tjerë.

Kathleen Thorson, nga Oregon, më 29 Dhjetor lindi fëmijën e saj të katërt, një djalë të quajtur Theodore, por pesë ditë më vonë, ajo pësoi hemorragji të rëndë në tru. Edhe pse iu nënshtrua disa operacioneve, ajo nuk mundi të mbijetonte.

Por familja e saj e ktheu tragjedinë në një bekim për 12 persona, duke dhuruar 12 organe të saj, përfshirë zemrën dhe mushkëritë.

Gjendja e Kathleen u përkeqësua dhe nuk ia doli dot. Siç ishte dëshira e saj, ne po bëjmë gjithçka mundemi që ajo të jetë në paqe duke u shpëtuar jetën disa të tjerëve me dhurimin e organeve, për ata që kanë nevojë”, u shpreh një i afërm i saj. /tvklan.al