Nëna e ish-liderit të opozitës ruse Alexei Navalny thotë se është lejuar që të shikojë trupin e pajetë të të birit. Në një video deklaratë, Lyudmila Navalnaya u shpreh se e pa trupin e të birit, por sipas saj, autoritetet ruse i bënë presion që të pranonte një ceremoni të fshehtë varrimi.

Lyudmila Navalnaya thotë se të mërkurën në mbrëmje u dërgua në një morg për të parë trupin e Alexei Navalnyt dhe kishte nënshkruar certifikatën e vdekjes.

Aleatët e ish-udhëheqësit të opozitës ruse thanë se Navalny vdiq nga shkaqe natyrore brenda burgut në Siberi.

Ndërsa bashkëshortja e Navalnyt ka thënë se u vra nga autoritetet ruse të burgut.

Alexei Navalny humbi jetën brenda burgut në Siberi më 16 Shkurt 2024.

/tvklan.al