Një nënë e 5 fëmijëve 29-vjeç nga Dibra ka ardhur të rrëfejë historinë e saj të dhimbshme në emisionin “Historia ime” në Tv Klan.

Ajo ka treguar se është divorcuar nga bashkëshorti i parë pasi ishte i dhunshëm dhe alkoolist. Nga kjo martesë erdhën në jetë dy djem. Një vit pasi qëndroi tek shtëpia e prindërve ajo u njoh me bashkëjetuesin aktual në një spital. Ai kishte shkuar për të vizituar djalin e tij që kishte nga martesa e parë dhe kjo për të vizituar djalin e vogël pasi kishte kaluar një temperaturë.

Bashkëjetuesi kishte dy fëmijë nga martesa e parë që ishin braktisur nga e ëma. Ata vendosën të jetojnë bashkë dhe kështu erdhi në jetë edhe një fëmijë i përbashkët, një vajzë. Tani ata kujdesen për 5 fëmijët e tyre, por janë në kushte të vështira. Jetojnë në një shtëpi me kishte të vështira ku poshtë drasave ka minj dhe bëjnë zhurmë gjithë kohës.

Mirela Milori: Sa kohë qëndrove në shtëpinë e prindërve?

29-vjeçarja: Një vit, pas një viti fati deshi të lidhem me dikë tjetër.

Mirela Milori: Ku u njohët?

29-vjeçarja: Çunin nga martesa e parë e ka me probleme mendore, ai në spital, unë në spital sepse djali i vogël ka pasur kalim temperature dhe u njohëm në spital rastësisht. Atë e ka braktisur ish-gruaja dhe e la me dy fëmijë të vegjël që i kemi rritur ne. Ajo i braktisi në banesë dhe që atëherë nuk është përgjigjur as në telefon dhe asnjë gjë. Tani kemi 5 fëmijë, 2 fëmijët e mi, dy fëmijët e burrit nga martesa e parë dhe 1 vajzë të përbashkët 4 vjeç.

29-vjeçarja tregon se ka një raport shumë të mirë edhe me fëmijët e bashkëjetuesit nga martesa e parë. Djali i saj i dytë mendon se ai është i ati sepse ka qenë shumë i vogël dhe kur ka folur për herë të parë i ka thirrur babi. Ai është një baba i mirë që përgjigjet për fëmijët e saj dhe për të. Gruaja tregon se ajo dhe partneri janë pa punë, jetojnë mes mjerimit dhe në një shtëpi ku dëgjojnë zhurmën e minjve poshtë dërrasave dhe ka shumë lagështi.

29-vjeçarja: Unë dua një shtëpi vetëm për fëmijët sepse aty ku jam ka shumë lagështi dhe degjohet zhurma e minjve poshtë dërrasave. Qiraja më shkon me ujë dhe drita 100 mijë lekë. /tvklan.al