Një vajzë 20-vjeçare në Afrikën e Jugut ka lindur një foshnje që ka pamjen e një të moshuare. Fotot e së resë kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa shkaku për pamjen e fëmijës është një sëmundje tejet e rrallë.

Progeria ose sindroma Hutchinson-Gilford prek 1 në 4-8 milionë njerëz dhe shkakton plakje të shpejtë te fëmijët, që në dy vitet e para të jetës. Gjatë adoleshencës ose në mes të të njëzetave, të prekurit vuajnë nga ndërlikime kardiovaskulare, zë të dallueshëm dhe të mprehtë, ndërsa shkaku pas kësaj sëmundjeje është i panjohur.

Vogëlushja nuk arriti të lindte në spital pasi ambulanca nuk arriti të vinte në kohë, por pas ardhjes së saj në jetë, u vu re se kishte duar të deformuara dhe lëkurë të rrudhosur, kështu që u dërgua menjëherë për vizitë.

Na thanë se ishte me probleme. Gjatë lindjes vura re diçka të çuditshme tek ajo. Nuk qante dhe merrte frymë nëpërmjet brinjëve. U shokova sepse ishte shumë e çuditshme”, tha gjyshja e saj.

Në vitin 2020, u identifikuan 131 fëmijë dhe të rinj në të gjithë botën që vuajnë nga progeria./tvklan.al