Tabloidi britanik The Sun i ka dedikuar një artikull nënës së këngëtares me origjinë shqiptare Rita Orës. Në të thuhet se Vera Ora Sahtçiu po jep kontributin e saj në këtë periudhë të vështirë që po kalon bota.

Me profesion psikiatre ku njëkohësisht ka punuar edhe si mjeke e përgjithshme, ajo po ndihmon të gjithë kolegët e saj që të përballojnë fluksin në rritje të të sëmurëve me COVID-19.

Nëpërmjet një video të publikuar nga Vera ajo u kërkoi ndjekësve të saj të rrinë në shtëpi për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së virusit.

Edhe pse merrem me pacientët që kanë probleme me shëndetin mendor, po ndihmoj edhe kolegët e mi heronj. Është një kohë shumë e rrezikshme dhe të gjithë nuk janë të sigurtë dhe duhet qëndruar në shtëpi, ne po mbizotërohemi me pacientët që kalojnë dhe i rrezikojnë të gjithë”, është shprehur ajo,

Deklarata e nënës së Ritës vjen disa orë pasi kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi masat e reja për të gjithë njerzit të cilët duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhpjen e mëtejshme të virusit.

Ndërkohë, Rita Ora edhe pse ndodhet e izoluar çdo ditë gjen mënyra të ndryshme për të dhënë ndihmën e saj për njerëzit që po vuajnë gjatë kësaj periudhe.

Ajo ka përdour llogarinë e saj në Instagram ku nëpërmjet një video ka bërë thirrje njerëzve të jenë më të ndërgjegjshëm. Po ashtu Rita ka promovuar bluza dhe kapele me një logo dhe tekst ku shkruhet: “Ndaloni përhapjen, luani rolin tuaj”.

Krahas një postimi në Instagram, këngëtarja shpjegoi se të ardhurat nga blerja e tyre do t’i shkojnë Fondacionit të Kombeve të Bashkuara.

Ekspertët britanikë shprehen se brenda disa javësh numri i të infektuarve me virusin vdekjeprurës do të rriten gjithë më shumë dhe nëse njerëzit nuk binden do të jetë i njëjti skenar si Italia.

Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia që të gjithë mjekët pavarësisht sektorit që mbulojnë apo edhe ata që kanë dalë në pension do të angazhohen për të trajtuar pacientët me COVID-19.

Klan Plus