Shumë personazhe të njohur të showbizit janë përpjekur të kujdesen për look-un e tyre, edhe pse në kushte shtëpie.

Së fundmi edhe këngëtarja Camila Cabello vendosi të shkurtonte flokët dhe për këtë gjë e ndihmoi nëna e saj. Por rezultati nuk ishte ashtu siç ajo shpresonte.

Camila përmes rrjetit të saj social Instagram ndau me fansat përvojën e saj. Këngëtarja u shfaq e freskët nga dushi me flokët e saj të lagur, ndërsa ishte e mbështjellë me një peshqir të bardhë banje.

Cabello e shoqeroi videon e saj me një filtër dimri, i cili paraqiste acar, lule dëbore dhe gjethe. E pakënaqur nga rezultati, në video këngëtarja i paralajmëron fansat që të mos e bëjnë këtë gjë në shtëpi./tvklan.al