Nëna e tre fëmijëve: Më fiku cigaren në ballë, refuzoj të kthehem me Shkëlqimin që ka ardhur në studio (Video)

Nëna e tre fëmijëve: Më fiku cigaren në ballë, refuzoj të kthehem me Shkëlqimin që ka ardhur në studio (Video)

16:52 22/09/2019

Formati ka ndryshuar pak në pjesën e dytë të rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty”, sepse sot në studio e para vjen Mirlinda, të cilën e ka sjellë Shkëlqimi, bashkëshorti i saj. Një bashkëjetesë e pamundur pas 27 viteve. Mirlinda nuk mundi të përballonte pasojat e xhelozisë së Shkëlqimit duke i dhënë fund martesës.

Mirlinda: Gjithë historia ime është me vuajtje. Unë jam nga Kepi Rodonit, prindërit e mi kanë qenë njerëz të thjeshtë, me halle, por nga zgjedhja e vjehrrit, atëherë u njoha me bashkëshortin tim. Vëllai jetonte në fermë Sukthi. Nusja e vëllait rrinte tek nëna e saj dhe unë kisha qejf të laja shpëlaja rrobat me dorë. Vjehrri vinte aty, kulloste një lopë dhe e pyet nusen e vëllait për mua, derisa një ditë takon vëllain. Punoja në një firmë këpucësh, shkoja në këmbë, sepse nuk kishte mjete transporti. Pas 2 muajsh fejesë do të rrëmbej më thotë. Pas martese pushova për dy javë, punonte motra e këtij dhe të afërm tek e njëjta fabrikë dhe ky nga xhelozia më kërkon ta lë punën. Kam djalin 21 vjeç dhe dy vajza të vogla. Martesa ka qenë me shumë vuajtje, ishte xheloz, nuk më lejonte të dilja tek porta, por unë e lashë punën. Fëmija e parë më vdiq nga torturat, nuk di çfarë të them, unë qepja këpucët në shtëpi ai nuk më linte të dilja tek dera të merrja furnizim apo materiale që mi sillnin. Vjen vëllai i madh dhe më pyet për shenjat, jam vrarë tek tavolina i thashë, por më kishte gjuajtur me grusht në sy. Sot unë jam vetëm me dy vajzat në shtëpi me qera, djalin e kam jashtë shtetit. Nga gjendja ekonomike isha keq, por tani mu bënë gocat krahë dhe djalin e kam të fejuar. Punova me djalin, por ky i thotë djalit të kujdesej për mua. Djali më thotë se i ka dalë një mundësi për jashtë, por i kërkova të rrinte pranë, mos të më linte vetëm me bashkëshortin, por më tha se kishte folur me të atin dhe ai nuk do më ngacmonte. Sa u largua djali ky vazhdoi përsëri. Tek puna i thotë përgjegjëses sime të më heqi, saqë edhe cigaren në ballë ma ka fikur. Kam kërkuar edhe divorcin prej tij.

Zoti Shkëlqim vjen në studio, ndërsa Mirlinda është në anën tjetër të murit për të dëgjuar versionin e tij të historisë.

Shkëlqim: Kam ardhur të kërkojë një falje publike bashkëshortes sime Mirlinda Banushi, debate, mosmarrëveshje, acarime, trasheshin gjërat.

Ardit Gjebrea: Në çdo shtëpi ka mosmarrëveshje, cilat kanë qenë mosmarrëveshjet tuaja në familje?

Shkëlqim: Më shumë fryrje nga të jashtëm, pak xhelozi, mosbesim. Kam 26 vite martesë, prej 5 muajsh ajo ka dalë në shtëpi me qira me dy fëmijët e vegjël. Filluam një punë prej Tetorit që kaloi në një pikë shumice aty ku banojmë, dy javët e para kalonim si ora me sahat, shumë mirë, pak në punë ajo, pak unë me djalin, se iki në kurbet në Greqi me pasaportë. Sikur ramë në sy, pronarja aktuale filloi ta shfrytëzonte me pak rrogë, pa siguracione, nga puna e dërgonte në shtëpinë e saj, më laj shtëpinë, magazinën. E diskutova me djalin i thashë shko fol se t’i e ke gjetur punën me mamin mos të lodhej se merrte pak lekë. Unë bëja rrobat gati, gjellën, kafen se ajo lodhej, nuk ka punuar ndonjëherë në 26 vite, unë e kam mbajtur.

Ardit Gjebrea: Po pse nuk ka punuar? Nuk ka dashur?

Shkëlqim: Kanë qenë fëmijët e vegjël, një gocë e kam 5 vjeçe, tjetrën 10 vjeç. Tani pronarja ngaqë unë fillova mos ta lija të punonte, filloi t’i fuste xixat nuses sime. Pse e mban atë burrë? Ai nuk të lë rehat, të ruan se çfarë bën, ndërhyri shumë, ajo sa vinte në shtëpi debatonte me mua.

Ardit Gjebrea: Pra ti mendon që është pronarja e punës ku punon ajo që futi sherrin në familje?

Shkëlqim: E para ajo, që atëherë filloi sherri në familjen time.

Ardit Gjebrea: Kur thua që atëherë referohesh para sa kohëve?

Shkëlqim: Shtator-Tetor.

Ardit Gjebrea: Deri në Tetor ju keni qenë një familje pa asnjë problem?

Shkëlqim: Probleme çdo familje ka, por gjëra që rregulloheshin. Pas shumë kohësh me djalin që e kam si shok tani i tha mamit ik nga kjo punë mos të bëni konflikte çdo natë, po të isha xheloz nuk e nxirrja prapë në punë. Të dy kërkuam në disa firma, në fabrikë peshku nuk duronte dot të ftohtin, në rrobaqepësi nuk i pëlqeu, tani punon në Shkozet në fabrikë këpucësh.

Ardit Gjebrea: Shkëlqim, cila është situata sot që ne flasim?

Shkëlqim: Ajo ka pesë muaj që është larguar nga shtëpia.

Ardit Gjebrea: Pse?

Shkëlqim: Nuk e di, mosmarrëveshje pra që tregova.

Ardit Gjebrea: Nuk ke mundur të gjesh dot gjuhën e përbashkët?

Shkëlqim: Jam munduar me shpirt, pesë muaj rresht, jo më larg se pardje që kërkoi një akt mbrojtje që edhe gjykatësi i tha pse e kërkon të ka cenuar, të ka rrahur.

Ardit Gjebrea: Ajo tani është në aktin e mbrojtjes?

Shkëlqim: Po, sepse pushimet i ka marrë në punë dy javë leje, por pronarja e merr në punë fshehurazi meje, i thotë denoncoje, por ajo nuk mendon thellë që fëmijët e vegjël i lë vetëm atje në shtëpinë që ka me qera.

Ardit Gjebrea: Që të ketë një akt mbrojtje do të thotë që t’i mund të kesh patur edhe sjellje jo të pranuara prej saj.

Shkëlqim: Shumë mirë pra, edhe gjykata i tha duhet të kesh këto gjëra që të vish të kërkosh akt mbrojtje, i kam dalë përpara i kam thënë grua shko në shtëpi, siguro fëmijët që i ke të vegjël, pastaj shko puno se do jetoj edhe ajo.

Ardit Gjebrea: Gjatë jetës tuaj ka patur momente që t’i je sjellë jo mirë me të?

Shkëlqim: Ka patur disa raste.

Ardit Gjebrea: Dhunë nuk ka patur?

Shkëlqim: Dhunë jo, se nuk do të isha sonte këtu.

Ardit Gjebrea: Nëse do ishte Mirlinda dhe do ta dëgjonte këtë ti si mendon që do të përgjigjej ajo je sjellë në mënyrë ekstreme apo jo?

Shkëlqim: E mendoj se edhe në polici ka kërkuar mbrojtje, e kanë verifikuar dhe më kanë nxjerrë prapë, në seancë pajtimi iu luta prapë.

Ardit Gjebrea i drejtohet Mirlindës e cila nuk pranon asnjë prej pretendimeve të tij.

Mirlinda: Fëmijët e mi dy muaj që kam punuar kanë mbushur barkun me bukë.

Ardit Gjebrea: Kam një pyetje për të dy, a nuk i keni diskutuar këto më parë bashkë?

Shkëlqim: Disa herë zoti Ardit edhe kjo e di shumë mirë. Ja kam sjellë të gjitha me faturë në shtëpi, nuk jam as i alkoolit.

Ardit Gjebrea: Nuk ka qenë i alkoolit Shkëlqimi?

Mirlinda: Dy vjet ka zoti Ardit që e ka lënë rakinë.

Shkëlqim: Ka 4 vjet se 1 gotë raki e pi çdo njeri.

Ardit Gjebrea: Unë pata rastin të flisja pak me Mirlindën, por ajo tregoi se i ke fikur cigaren në ballkë.

Shkëlqim: Ajo mund të thojë çdo gjë, por nuk është e vërtetë.

Mirlinda: Është e vërtetë, vetëm këtë nuk e them që të gënjejë.

Mirlinda: Kur kam shkuar në punë, në mes fermës më ka tërhequr zvarrë dhe më thotë shko në shtëpi.

Shkëlqim: Unë nuk di ku të ankohem.

Shkëlqim: Unë kërkoj në 26 vite martesë i jam lutur, për hatër të fëmijëve, të më japi edhe një mundësi të fundit,për fëmijët, i betohem që nuk ka për të parë gjë më të vogël prej meje.

Ardit Gjebrea: I do vajzat e tua?

Shkëlqim: Vajzat i dua me shpirt.

Ardit Gjebrea: Po sikur dikush nesër ta merrte vajzën tënde ta tërhiqte prej dore në sy të të gjithëve ta godiste, t’i fikte cigaren. Çfarë do i bëje t’i atij djali që do guxonte ta bënte këtë?

Shkëlqim: Në radhë të parë do merrja arsyen se përse do ndodhte kjo, nuk është e vërtetë që e kam tërhequr sepse do më merrte policia, e kam kapur prej dore. Fëmijët nuk lihen mes rrugëve në tortuar, mami ka ikur në punë, vajzat kërkojnë babin në lokale. Unë kësaj nuk i afrohem 100 metra.

Ardit Gjebrea: A ka më besim Merlinda tek ti?

Shkëlqim: Kjo më ka përmendur disa herë që pse nuk sillesh si vëllai.

Mirlinda: Unë po ika nuk kthehem më pas. Nuk kam debate në shtëpi, më ka torturuar, tre fëmijë janë të atij, po të dojë të shkojë të bëj analiza të tre fëmijëve, se me zor i kam rritur tre fëmijë, se ai vëllai që kam në Kep të Rodonit më ka sjellë të gjitha, bukën, lekët më ka rritur fëmijët.

Shkëlqim: Po unë çfarë kam bërë? Kam pritur ndihmë nga vëllai jot?

Ardit Gjebrea: Nuk mendoj se Çimi të shkojë deri këtu, nuk besoj që ai ta mendoj këtë.

Mirlinda: Po e ka bërë saqë më tha edhe djali i madh mami shkojmë bashkë të bëjmë analizat. E vras unë motrën tha vëllai.

Shkëlqimi: Vëllai i saj është pengesa e parë, kryesori që më ka ndarë, sepse kjo e telefononte dhe i thoshte që më rrahu, derisa i mbushi mendjen dhe i pagoi qeranë dy muaj, ndërsa tani e paguan vet.

Ardit Gjebrea: Ka ndenjur 26 vite me ty, të ka dhuruar tre fëmijë. Përse duhet të gënjejë?

Shkëlqimi: I mban krah vëllait, sepse ai e nxori në shtëpi të madhe. Ai i thotë se po të pajtohet me mua në shtëpinë e tij nuk ka më vend. Ajo e di shumë mirë që njerëzit e saj kanë ndërhyrë tek vëllai i saj, por ai thotë nuk dua të flas me atë qen, por jam babai i fëmijëve. Pse më ofendon? Kjo thotë më mirë fle me qen se me ty. Nëse kjo ka vendosur të martohet me një tjetër të më thojë.

Ardit Gjebrea: Nuk besoj që Mirlinda do donte të martohej përsëri.

Shkëlqimi: Po si i bëhet, në gjyq të kërkojë direkt ndarje? Kaq shpejt? Si t’ia bëj pra? Vëllai i ushtron presion kësaj, po s’kam fëmijët t’i pyesja këtu në sy të publikut.

Mirlinda: Jo, jo. Ai më ka thënë zgjidhe vet. Unë i di vuajtjet e mia, ai më ka ndihmuar nga gjendja ekonomike, po kush është ai që do të ndajë motrën me tre fëmijë.

Familja është si buka që mbledh pjestarët në të njëjtën tryezë. Ajo tashmë është thyer dhe për Mirlindën është e pamundur një rikthim me Shkëlqimin. Vlerësojini njerëzit e dashur sa i keni pranë vetes…! /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT