Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme përballjen mes nënës dhe vajzës së saj.

Kristina është nënë e tre fëmijëve, 2 djemve dhe një vajze, por marrëdhënia mes tyre nuk është aspak e mirë.

Prej një kohë të gjatë, ata kanë probleme me njëri-tjetrin dhe shkak është bërë shtëpia e zonjës Kristina. Ajo ia ka lënë shtëpinë djalit të saj më të vogël dhe kjo ka krijuar hatërmbetje mes fëmijëve.

Djali i vogël u nda nga bashkëshortja me të cilën ka një djalë. Kristina u përpoq që ta shpëtonte martesën e tyre për shkak të nipit, por nuk ia doli dot. Ajo e vuan shumë faktin që ndodhet larg nipit të saj.

Por edhe marrëdhënien me djalin e vogël nuk e ka aspak të mirë, prandaj ka ftuar në stuido vajzën e saj Ardiana dhe kërkon që ajo ta ndihmojë të pajtohet me djalin.

Kristina: Unë jam me 3 fëmijë, me djalin në Itali me dy fëmijë dhe me djalin këtu në Fresku, që ia kam blerë unë shtëpitë dhe kjo është vajza ime që unë e kam sjellë sot që të më ndihmojë. Djali im, zonja Eni ka qenë martuar me një zonjë tjetër.

Eni Çobani: Flasim për djalin e vogël. Si quhet?

Kristina: Niko Qose! Ka qenë i martuar më një zonjë për shumë vjet, u ndanë, e dinë vetë punën vetë ata, unë nuk kam lidhje këtu, kanë dhe një djalë. Nuk ndaja nipin unë, që për atë nip qaj dhe sot, për Albin që është 8 vjeç. Albi është jetim me baba gjallë. U mundova t’i pajtoja, kam vajtur tek krushku jam lutur, por djali im nuk e merrte. Kur kam vajtur në shtëpi, djali më ka bërë rezil, mos hyr në jetën time, se unë nuk e dua atë, e di vetë. Unë për hirin e djalit zonja Eni, se kur qenke gjyshe, ato që janë gjyshe më kuptojnë mua. Si përfundim u ndanë. Kjo zonja e parë u martua mori një burrë me 3 kalamaj, e la atë burrin dhe shkoi në Itali dhe është martuar.

Eni Çobani: A e la dhe të dytin?

Kristina: Po, unë e ndjej mungesën e djalit shumë, se e kam rritur vetë. Fëmijët e mi i ka rritur nëna ime, unë isha shitëse.

Ardiana: Mua pse më ke sjellë këtu?

Kristina: Unë të kam sjellë këtu, se të kam bërë kokën, të kam vajzë, të më pajtosh me djalin, të më ndihmosh se kam ngelur rrugëve.

Ardiana: Dakord, e shite shtëpinë, e hodhe në emër të djalit tënd, nuk më pyete as mua, as vëllain tim. Zonja Eni e kam ndihmuar, iu kam dhënë dhe lekë për shtëpinë.

Kristina: Nuk ia dhashë djalit!

Eni Çobani: Për shtëpinë në Tiranë?

Ardiana: Për shtëpinë që kanë marrë në Tiranë, se kanë shitur shtëpinë në Përrenjas dhe nuk na kanë pyetur as mua, as vëllain. Kanë ardhur në shtëpi bashkë me vëllain tim të vogël, kanë marrë para dhe iu kam thënë që shtëpinë hidheni në dy emra, që vëllai mos dyshonte që unë do t’ia merrja shtëpinë, as vëllai tjetër.

Kristina: Moj Zonja Eni, një shtëpi ishte ajo, t’iua jepja të treve të ngeleshin të tre pa shtëpi, të paktën të rrija unë me djalin, se jam pleqëri, jam 70 vjeç, ku të gjezdis unë sot. Prandaj ja dhashë atij, t’iua jepja atyre, aq lekë ishin.

Ardiana: Shumë mirë bëre!

Kristina: Ja dhashë djalit të vogël, që të pleqëroja me të!

Ardiana: Tani të shkosh tek ai që ia ke dhënë, nuk të kam ndonjë faj, të kam ndihmuar jashtë mase.

Kristina: Djali tani, unë atje në Fresku ku kam shtëpinë, kam një vend që shes, se unë kam qenë gjithë jetën shitëse, jam pensioniste, por për të ndihmuar fëmijët, zonja Eni.

Ardiana: Për atë që rri brenda, jo me neve, se ne nuk na ke ndihmuar. Të kemi ndihmuar, se kemi detyrë se të kemi ty si nënë, por jo të na bësh këtë, të më sjellësh këtu tek Klani.

Kristina: Po kë të sjell moj? Po të më ndihmosh moj, se më ke nënë moj, si e ke hallin!

Ardiana: Të sjellësh djalin tënd! T’i kërkosh llogari djalit tënd.

Kristina: Më pajto me vëllanë!

Ardiana: Nuk të pajtoj dot me djalin! Nuk ma hap fare telefonin!

Kristina: Thirr edhe vëllanë tjetër. Me atë tjetrin nuk flas fare, zonja Eni. As ka ardhur dy vjet, pse ja dhe shtëpinë atij. Më kërkojnë pjesë. /tvklan.al