Nëna i kërkon vajzës shtëpinë, e bija mbyll telefonatën në mes të bisedës - Tv Klan

Nëna i kërkon vajzës shtëpinë, e bija mbyll telefonatën në mes të bisedës


Nëna i kërkon vajzës shtëpinë, e bija mbyll telefonatën në mes të bisedës

18:28 17/10/2021

“Shihemi në Gjyq” në Tv Klan nga “E Diela Shqiptare” priti në studio rastin e dy zonjave, Olimbisë dhe Marias. Olimbia është nëna e tre fëmijëve, një djalë i ka vdekur, djali tjetër qëndron në Elbasan në Spitalin Psikiatrik pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor. Olimbia është shumë e varfër, rrëfen se fle rrugëve e lulishteve sepse nuk ka para.

Ndërkohë zonja Maria është presidente e dy shoqatave humanitare në Durrës për njerëzit e varfër, por thotë se nuk i ofron dot ndihmë zonjës Olimbi pasi ajo nuk plotëson kriteret. Sipas saj, Olimbia ka një shtëpi që e ka blerë prej 40 vitesh me burrin e saj që ndodhet në emër të vajzës së saj.

Arsyeja pse Olimbia nuk qëndron në shtëpinë e saj është bashkëshorti i vajzës që është gjerman, i cili e ka dhunuar dhe nuk e lejon të qëndrojë në objektin e përmendur. Në një lidhje telefonike mes zonjës Eni dhe vajzës së Olimbisë, Rozetës, kjo e fundit thotë se do i kthejë çelësin e shtëpisë Olimbisë.

Eni Çobani: A është e vërtetë që keni këtë debat me nënën tuaj? Nëna juaj po ju dëgjon në këto momente.

Rozeta: Debat kemi ne, por unë nuk nxjerr njeri nga shtëpia.

Eni Çobani: Pra, nuk i keni thënë nënës suaj të dalë?

Rozeta: Jo nuk i kam thënë dhe më lini rehat se kam problemet e mia.

Olimbia: I thuaj mos ta mbyllë dhomën me çelës ajo se e ka mbyllur shtëpinë me çelës.

Rozeta: Ta sjell unë çelësin mos ki merak.

Olimbia: Derën hajde hape, atë bëj ti dhe më liro shtëpinë, atë shiko ti. Ik e shko ku të kesh kokrrën e qejfit, jo në Gjermani, po matanë Gjermanisë shko ti, atë bëj. Hape derën, më jep çelësat në dorë mua, të rregulloj shtëpinë time dhe shtëpinë e dua në emrin tim.

Zonja Rozeta mbyll telefonatën gjatë përgjigjes së zonjës Olimbi.

Në këtë pikë zonja Olimbi zbulon se të dyja posedojnë urdhër mbrojtjeje ndaj njëra-tjetrës, por ajo është dhunuar nga dhëndri i saj gjerman./tvklan.al








Të ngjashme