Prej më shumë se një viti, politikania Jozefina Topalli duket se i është përkushtuar totalisht familjes. Prej një kohe të gjatë tashmë, ajo po kujdeset për nënën e saj, e cila është e sëmurë.

E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv  Klan, Topalli tha se ka kaluar një moment shumë të vështirë kur ka marrë nënën e saj nga Shkodra, teksa tregon se ajo ishte gati në fund të jetës.

https://youtu.be/Ieje1jv7eCQ?t=33m37s

“Në këtë periudhë nuk më kontrollon më kush ditën, tani e kontrolloj unë ditën. Gjithë këtë kohë ia kam dedikuar nënës time, rri afër saj, i shërbej sepse është sëmurë. Por kur shkëputem, ndonjëherë më mbushet shpirti plot kur jam në natyrë. Nëna ime ka jetuar në Shkodër deri para dy vitesh, kur ishte gati në fund të jetës së saj. Ishte një moment shumë i vështirë për mua. E kam marrë me ambulancë dhe e kam sjellë në Tiranë në apartamentin tim. Asaj nuk i pëlqen fare, thotë më ke sjellë në spital, ngaqë janë dhomat shumë të vogla. Është mësuar me dhoma të mëdha në Shkodër. Por unë jam e qetë, sepse mund t’i shërbej dhe mund t’i rri afër”

, tha politikania.

/tvklan.al