Një grua lindi fëmijën e saj në korridorin e spitalit ndërkohë që i thoshte burrit të saj “kape foshnjen”.

Jesica Hogan, nga Kansas, lindin djalin e saj të vetëm Max në një formë vërtet dramatike korrikun e kaluar pasi kishte lindur pesë vajza më përpara. Lindja e çuditshme e foshnjes në Spitalin Via Christi në Manhatan u dokumentua nga fotografja Tammy Karin.

Pas disa ditëve kontraktimesh, Jesica kishte frikë se lindja mund të ndodhte shumë papritur dhe ajo kishte të drejtë.Nëna shtatëzënë u zgjua kur kontraktimet e saj u shtuan dhe ujërat i plasën.

Jesica nuk kishte kohë as për të veshur këpucët e saj dhe u dërgua me shpejtësi në spital nga burri i saj i qetë Travis.Por kur arritën në destinacionin e tyre, nëna e pesë fëmijëve ndjeu se i gjashti po vinte.

Travis e ndihmoi Jesican të hynte në dhomën e urgjencës por pak çaste më vonë ajo i dha jetë fëmijës. Ajo tha për The Sun, se filloi të ndjente që fëmija do të lindte në atë moment dhe i tha të shoqit “Travis, kape fëmijën”, ku u ndihmua më pas edhe nga infermieret.

Djali i tyre Max është në gjendje të mirë shëndetsore pavarësisht se lindi në një mënyrë të papritur./tvklan.al