Një nënë ruse po kurohet në spital pasi lindi një foshnje që peshonte mbi gjashtë kilogram, pa asnjë ilaç kundër dhimbjeve.
42-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, lindi fëmijën mbipeshë pa ndonjë ndihmë mjekësore në Dagestankiye Ogni, një qytet i vogël në Rusinë jugperëndimore.
Djali peshonte 6.3 kilogramë, sa dyfishi i një bebeje normale. Një zëdhënës i spitalit lokal tha:
“Sigurisht që kjo është mbipeshë, kjo është patologji”.
Sipas ekipit mjekësor, fëmija ka probleme me dëgjimin dhe probleme të tjera mund të ndodhin në të ardhmen./tvklan.al