Një 50- vjeçare me aftësi të kufizuara është bërë nënë e një vajze. El’Ana ka lindur dje dhe është fëmija e një çifti prindërish të dy paraplegjik. I gjithë stafi i maternitetit “Koço Glozheni” në Tiranë janë mrekulluar pas ardhjes në jetë të vajzës së vogël që fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.

Zenepe dhe Gëzim Pirja, çifti me aftësi të kufizuara me dëshirën e madhe për tu bërë prindër, i janë drejtuar maternitetit “Koço Gliozheni” në Gusht të vitit 2018 ku kanë marrë edhe një përkujdes të veçantë nga stafi ku kanë qëndruar në një dhomë të posaçme për të dy.

Mjekët janë shprehur se shtatzënia nuk ka qenë aspak e lehtë, por është finalizuar me sukses. Emri i vecantë El’Ana, vendosur nga çiftu do të thotë “Zoti na u përgjigj”.

Klan Plus