Një zonjë e divorcuar prej dy vitesh nga bashkëshorti i saj i dytë, vjen në emisionin “Historia ime” në Tv Klan për të rrëfyer dhimbjen që mban në zemër pasi vite më parë ajo braktisi në maternitet fëmijën e saj të parë.

Zonja në moshën 23-vjeçare u fejua me shkuesi. Kur ajo ishte 7 muajshe shtatzënë i fejuari e braktisi. Lindita e lindi të birin në Nëntor të vitit 1993 dhe e braktisi në maternitetin e Fierit në 21 Janar të 1994. Pas kësaj ngjarjeje, gruan e martuan sërish me shkuesi dhe nga kjo martesë erdhën në jetë dy fëmijë të cilët aktualisht janë 24 dhe 22 vjeç.

Pas 20 vitesh, martesa perfundoi në divorc. Sot gruaja ndodhet në kushte ekstreme varferie, ajo ka tentuar të vrase edhe veten, por ka një peng në zemër, do të shohë djalin e saj, djalin që ajo thotë se e braktisi kundër dëshirës.

Mirela Milori: Kur u fejuat për herë të parë?

Zonja: Në fillim të vitit ’93 u njoha me zotërinë me lajmësi. Na erdhi zonja në shtëpi, na bëri prezantimin, ai erdhi me të vëllain se të atin e kishte të paralizuar. Aty pamë njëri-tjetrin, dolëm blemë dhe orë dhe një unazë. Në Mars bëmë një martesë pa ceremoni dhe shkova në shtëpinë e tij. Në fillim çdo gjë ishte shumë mirë.

Mirela Milori: Sa kohë ndejtët të martuar?

Zonja: Nuk ishim të martuar, nuk pranonte të bëntë celebrim ai sepse kur isha shtatëzënë thoshte nëse ti e ke djalë do ta mbaj fëmijën, nëse nuk e ke djalë nuk do të bëj martesë. Kështu fillova të ftohesha pak.

Kur je shtatzënë ke të vjella e të tjera. Një vëlla i vjen nga jashtë dhe i thotë lere nusen sepse e ke të sëmurë. I thoja zotëri me çfarë të drejte ndërhyn në jetën tonë.

Në muajin e gjashtë i them burrit këtë fëmijë do ja japim vëllait tënd meqë nuk kanë fëmijë. Unë kam një raport shumë të mirë me ish-kunatën. Unë i premtova që fëmijën e parë do ja jap atyre se më vinte keq dhe ishin njerëz shumë të mirë.

Kur isha në muajin e shtatë, ai kishte biseduar me shoqen e saj që t’ja mbushte mendjen të shkonte tek prindërit.

Ish-burri im shkon tek vëllai i tij në Berat dhe i tha që unë e lashë. Ka bërë një telegram nga shtëpia e vëllait dhe na erdhi letra tek shtëpia. Ne nuk e prisnim. Ai ishte mashkulli i parë në jetën time dhe unë nuk e prisja që do ndodhte kjo.

Motra e vëllai shkuan e morën rrobat. Halla e vetë e kishte njohur më përpara me një vajzë tjetër që unë nuk e dija.

Ato muaj kanë qenë shumë të vështira për mua, nuk e doja më jetën. Shpresoja që do kthehej. Unë kërkoj vetëm një foto të djalit tim e të vdes e qetë. Unë kam pasur shumë presion nga motra për ta hequr këtë fëmijë sepse e vriste opinioni ndërkohë që ishte tek burri dhe fëmijët e vetë.

Mirela Milori: E mendoje si do ishte jeta jote me fëmijën që do sillje në jetë?

Zonja: Në datën 21 Janar të vitit 1994 unë solla në jetë djalin tim në maternitet. E lind me një doktoreshë të quajtur Vera.

Mirela Milori: E pe djalin kur lindi?

Zonja: E pashë, ishte kopje si i ati. Por në krahë nuk e mora. Burri i motrës më thotë ti do ta lësh këtë fëmijë të gjallë në maternitet apo t’i bëjmë ndonjë gjilpërë që të vdesë? Më pas nuk e pashë më kurrë. Nuk di as emrin e tij. /tvklan.al