Dhuarata Saliaj akuzohet nga bashkëshorti për tradhti dhe për këtë arsye, ajo është lërguar nga familja dhe qëndron në shtëpinë e prindërve të saj. Kundër Dhuratës janë edhe fëmijët e saj, të cilët pretendojnë se kanë prova për tradhtinën e nënës së tyre.

Në një intervistë për emisionin “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus, Dhurata Saliaj i ka mohuar të gjitha këto pretendime. Ndërsa nëna e Dhuratës, M.Picari, është shprehur se kjo histori është e sajuar nga familjarët e burrit të vajzës.

Ajo kërkon që të tregojnë faktet për tradhtinë e vajzës, dhe nëse është e vërtetë, ajo ka deklaruar se do ta nxjerrë të bijën nga shtëpia.

Nëna e Dhurata Saliaj: Unë kam 17 vjet që jam në miqësi me ata, ata mua nuk më kanë dhënë asnjëlloj detaj të keq për vajzën time. Prandaj K.S. akuzon vajzën time sikur ka dashnor se familja ime është një familje shumë e rregullt, gjithmonë kemi qenë punonjës policie edhe Ministrie, jo të merremi me pislliqe. Ne kemi punuar me djersë dhe familjen e kam shumë të mrekullueshme. Kërkoj drejtësi dhe nipi im që e dua shumë, duhet ta mbështesi nënën e vetë, të marri mendime të tjera kundër vajzës time, se vajza i ka bërë kokën dhe është gjithmonë e pastër në atë familje. Ka punuar me burrin e vetë. Nuk ka bërë asnjë lloj gjëje, vetëm se ka punuar me pastërti dhe me drejtësi në atë familje. Kur kanë bërë katin e tretë të shtëpisë, vajzën time e kam gjetur duke bërë beton me gjithë ustallarët.

Spartak Koka: Ata pretendojnë se kanë prova.

Nëna e Dhurata Saliaj: Ata nuk kanë asnjëlloj prove.

Spartak Koka: Mesazhe?

Nëna e Dhurata Saliaj: Fare! Mesazhet i ka bërë vetë ajo. Goca ime është e martuar dhe gjithmonë ka mbështetur familjen për të punuar, jo të merrej me pislliqe. Nëse vajza ime, unë gocën time nuk e pranoj në shtëpi edhe e vras po të duash me dorën time, vetëm ama dua dashnorin dhe do të jenë para përgjegjësisë që gocën time e akuzojnë kot për lidhje të dytë jashtë martese. Unë jam mamaja dhe përgjigjem gjithmonë për këtë gocë.   /tvklan.al