Nëna nuk pranoi kurrë të njihte bashkëshortin e të birit

Posta

Nëna nuk pranoi kurrë të njihte bashkëshortin e të birit

13:21 12/10/2019

I njohur jo vetëm për hitet e tij, por dhe për homoseksualitetin, Elton John aq sa ka fansa ka dhe persona që nuk e kanë pëlqyer kurrë, përfshirë këtu edhe nënën e tij.

Në një intervistë që këngëtari dha për “CBS Sunday Morning”, ai tregoi se edhe në momentet e fundit të jetës, ai dhe nëna e tij kishin bërë paqe, por në realitet asnjëri nuk pëlqente asnjë.

John u shpreh se ajo kurrë nuk kishte qenë dakord me marrëdhënien që ai kishte më David Furnish, aq sa nuk pranoi kurrë të takojë atë dhe fëmijët e tyre.

Megjithatë Elton tha se ai ndihej i lumtur që fëmijët e tij nuk e takuan gjyshen e tyre, pasi do të merrnin të njëjtën përbuzje dhe kritika siç kishte marrë dhe ai.

72-vjeçari ka rrëfyer se ndonëse nëna i thoshte se e donte, e gjitha kjo ishte një farsë, pasi midis tyre ekzistonte vetëm respekti dhe asgjë tjetër.

Për marrëdhënien e keqe me të ëmën, artisti i njohur ka shkruar dhe në librin e tij autobiografik të titulluar “Me”, që pritet të publikohet në 15 Tetor.

Klan Plus


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi