Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme të familjes Aruçi. Drita, nënë e tre fëmijëve u shpreh se gjërat  në familje ndryshuan para 3 vitesh, kur djali i saj pësoi aksident.

Neritani atë ditë festonte mbrëmjen e maturës dhe teksa kthehej në shtëpi më shoqërinë pësojnë aksident. Ai që e drejtonte mjetin ku ishin dhe 4 persona të tjerë ishte Neritani. Fatmirësisht 4 personat e tjerë pësuan vetëm dëme të lehta, por Neritani ishte në gjendje shumë të rëndë. Ai ra në koma dhe pas 3 javësh ndodhi mrekullia dhe gjendja e tij përmirësohet.

Mirela Milori: Cila është historia e Neritanit?

Drita Aruçi: Historia e ka zanafillën para 3 vitesh. Ne ishim një familje e lumur, prapë jemi përsëri të lumtur, por na u prish pak ajo terezia. Jetonim shumë mirë, unë dhe bashkëshorti jemi mësues, dy vajzat i kemi shkolluar njëra ka mbaruar laborante, tjetra mësuese për biologji dhe djali vazhdonte shërbim social në shkollën profesionale Kamëz. U shkëput pasi mbaroi vitin e tretë, për punë vullnetare në Gjermani dhe punoi atje afro një vit. Erdhi për të marrë ca dokumenta, qëlloi mbrëmja e maturës dhe atë natë ndodhi aksidenti. Fati i keq që u gjend djali ynë për atë aksident.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi natën e aksidentit?

Drita Aruçi: Ishin në mbrëmje, pasi mbaroi mbrëmja nga ora 2 e mëngjesit, u nisën për të shkuar në Durrës, për të festuar edhe atje pak. Ishin vetë i pestë në makinë, tani të rinj, nuk kishin konsumuar alkool, por thjesht euforia dhe gëzimi që u bashkuan edhe njëherë të gjithë. Shpejtësia ndoshta.

Mirela Milori: Ishte në timon djali?

Drita Aruçi: Djali ishte në timon dhe rripi edhe e ka mbrojtur, edhe e ka dëmtuar. 4 të tjerët mirë, vetëm ca plagë të lehta, në ballë, në këmbë, por Neritani pati pasoja.

Mirela Milori: Çfarë pasojash pati?

Drita Aruçi: Për momentin e kanë lënë aty, se ka mbaruar domethënë. Dikush është futur e ka hapur me forcë xhamin e makinës dhe ka thënë jeton. Kur ka ardhur ndihma e shpejtë, ambulanca, ka vonuar puna. Djali ka vuajtur mungesën e oksigjenit në tru. Pasi mbërriti tek Spitali Ushtarak, doktorët e kuptuan që kishte hemoragji të brendshme, por se çfarë ka ndodhur jo. Duhet ta fusnin patjetër në operacion, por tensioni ishte 4. Megjithatë e futën në operacion dhe kishte plasur shpretka. I hoqën shpretkën dhe pastaj 3 javë në koma. Doktorët nuk jepnin ndonjë shpresë, por ne me shpresën tek i madhi Zot dhe me besimin tek doktorët. Pastaj pasi doli nga koma shkoi në neurokirurgji për rehabilitim, ndenji dhe 2-3 javë aty filloi fizioterapi. Pastaj e nxorrëm, një muaj e kemi mbajtur në shtëpi, duke i bërë fiziotërapi dhe pataj e kemi nisur për në Gjermani./tvklan.al