Një nënë tregoi dhimbjen madhe, pasi e gjeti të birin e saj 11-vjeçar pa jetë në shtrat, ndërkohë që po përpiqej ta zgjonte për të shkuar në shkollë.

Djali 11-vjeçar i Kimberley Shepherd, Liam, vdiq në mënyrë misterioze në gjumë në shtëpinë e tyre në Somerset të Britanisë, më 23 Mars të këtij viti.

E mbërthyer nga dhimbja, në një rrëfim për SomerseLive, gruaja tregoi se “ai ishte arsyeja që zgjohej çdo ditë” dhe se tani po përballej me vështirësinë e madhe për të pranuar një jetë pa të.

“Ai është dashuria e jetës time, shpirti im binjak. Qëkur lindi ishim vetëm ne të dy, e rrita e vetme. Tani nuk kam më asnjë arsye për të ecur përpara dhe nuk e di sesi do jetoj pa të”, tha Kimberley.

“Kishte kaq shumë miq e familjarë që e donin e kujdeseshin për të. Ishte kaq i dashur dhe kujdesej për të tjerët, e gjitha kjo duket kaq e padrejtë për një djalë 11-vjeçar. Jeta vazhdon për të gjithë, por për mua dhimbja nuk do largohet kurrë. Ajo është e papërballueshme kur humb gjënë më të shtrenjtë”, tha e dëshpëruar nëna e 11-vjeçarit.

“Liam vdiq në gjumë dhe arsyeja është ende e panjohur. E gjeta ashtu pasi tentova ta zgjoja për në shkollë”, shtoi ajo më tej.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, vdekja e 11-vjeçarit tronditi mbarë komunitetin ku ai jetonte. Në nder të tij pritet që t’i vendoset emri një stadiumi, ndërsa një faqe e hapur në GoFundMe ka mbledhur më shumë se 18 mijë paund për të mbuluar shpenzimet e varrimit dhe për të mbështetur nënën e tij./tvklan.al