Një foshnje sëbashku me nënën kanë mbetur të plagosur nga një aksident këtë të hënë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 në rrugën e Kavajës.

“Mjeti me drejtues shtetasin J.M., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E.M”, thuhej në njoftimin e policisë dhe për pasojë janë plagosur A.R së bashku me foshnjen, pasi ndodheshin si pasagjerë në njërin prej mjeteve.

Dy të lënduarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al