Një nënë shtatzënë vendosi të priste këmbën pët të shpëtuar foshnjen e saj pasi u diagnostikua me kancer. 28-vjeçarja nga Cambridgeshire po kryente një skaner kur zbuloi se ishte 4 muajshe shtatzënë. Fatkeqësisht, stafi mjekësor i tha se duhet të zgjidhte midis këmbës së saj dhe fëmijës, pasi nuk mund të kryente kimioterapi nëse nuk abortonte.

Kathleen vendosi të sakrifikonte këmbën e saj për të lindur vajzën, e cila ishte gëzimi më i madh për të pas dy djemve. E diagnostikuar që në moshën 11-vjeçare me osteosarkomë (kancer të kockave), ajo kreu kimioterapi. Gjithashtu, iu hoq pjesa më e madhe e kupës së gjurit dhe iu vendosën dy shufra hekuri, megjithatë kjo nuk e ndaloi kancerin të rikthehej, kësaj radhe në mushkëri.

Nëse nuk do ta kisha amputuar këmbën, do ta kisha humbur dhe do të bëja kimioterapi që ndoshta nuk do të ma kishte shpëtuar këmbën gjithsesi. Nuk do e kisha lindur po të mos e kisha bërë, kështu që ia ka vlejtur. Kam dashur gjithnjë një vajzë pas dy djemve dhe tani që ajo lindi, jam e lumtur që e bëra”, tha Kathleen./tvklan.al