Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme suprizën e bukur që zonja Leila i bëri vajzës së saj dhe dy mbesave.

Mbesa e saj më e vogël është vetëm 2 muajshe dhe për shkak të izolimit si pasojë e  virusit, zonja Leila nuk mund të shkonte dhe ta takonte.

Nëna në studio falenderon vajzën e saj për dhuratat e çmuara që i ka dhuruar. Për të, kjo surprizë do mbetet një kujtim shumë i bukur dhe i paharruar.

Ardit Gjebrea: Kush është mbrapa atij muri?

Alueta: Mendoj se është nëna ime!

Ardit Gjebrea: Po pse?

Alueta: Ma thotë zemra, nuk e di pse. Vetëm tek ajo më shkon mendja.

Ardit Gjebrea: Le ta shohim zemra ka të drejtë!

Alueta: Mami!

Ardit Gjebrea: Ka nje mesazh për ty, për Erën e vogël dhe Ajslin.

Leila: Zemrat e mia, 3 vajzat e mia. Alueta, Ajsli bëra një mesazh për ju. Mundësia që nuk erdhëm dot, se na mbylli korona për të parë zemrën time të vogël, që nuk e kam parë, nuk e kam prekur, nuk e kam përkëdhelur, nuk e kam puthur, më la në një mëdyshje të vija apo të mos vija. Meraku nuk më linte që të vija, megjithatë një ditë të bukur mendova, meqënëse vajzës time nuk arrita t’i bëja një dasëm, dhe meqënëse “E Diela Shqiptare” u hap për mesazhe, mendova se nuk gjë më të bukur, se të bëja një takim dhe një prezantim të mbesës time, nga mbesa e vogël dhe për vajzën time të madhe. Ky kujtim do të jetë për mua një kujtim i paharruar, zëre se të kam bërë një dasëm madhështore, me dy vajzat e tua dhe me dy zoçkat e vogla, që unë nuk kam fjalë për t’i përshkruar. Faleminderit për jetën që më ke dhuruar, faleminderit për dy ëngjëjt e bukur që më ke bërë nënë, faleminderit për gjithçka.

Alueta: Ti e di që dasma nuk ka qenë ndonjë ëndërr e madhe për mua, por tani që jam nënë vetë e kuptoj gjithmonë, që një pjesë e shpirtit ikën. Po jo se ikën nga zemra dhe kur je nënë e kupton më së miri, sa e madhe dhe sa dhimbje ka fjala nënë brenda, ka gëzimin, hidhërimin, i ka të gjitha. Por mua më mjafton ti, ti e di shumë mirë këtë gjë, mjafton që të jetosh aq shumë sa për të parë mbesat e tua të shkollohen, jo të të thërrasin gjyshe se e di që nuk e ke qejf. Ti shikosh tamam ashtu siç më ke dashur mua. Po je ti, është dhe shpirti im. Kaq për mua mjafton./tvklan.al