Fushë- Krujë – Një nënë ka rënë në pranga të policisë, pasi ka tentuar të fusë celularë në burgun e Fushë-Krujës, aty ku vuante dënimin i biri.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë Liljana Toluli 41 vjeç, banuese në Kamëz, Tiranë.

Sipas policisë, duke shfrytëzuar orarin e vizitave në burgun e Fushë – Krujës, ajo ka tentuar të fusë në burg për djalin e saj 6 celularë.

Celularët i kishte fshehur në një bombël gazi që përdoret për kafe, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim.”/tvklan.al