Nëna tmerrohet nga ekoja e bebes

Nëna tmerrohet nga ekoja e bebes

14:27 25/08/2019

Gëzimi që mbante në bark një bebe të shëndetshme u kthye në panik, kur partneri i tha Sophie Scott se imazhi i marrë nga ekoja, i ngjante një krijese aliene.

Stephen Roberts, 24 vjeç dhe Sophie, 16-vjeçe ishin të sigurt që mjekët nuk kishin dalluar binjakun tjetër.

“Mund të shihnim një palë sy të tjerë përtej bebes dhe koka kishte formën e një alieni”, tha studentja nga South Shields, Tyneside në Angli.

Ndonëse bënin shaka, dy të rinjtë ishin disi të frikësuar pasi askush nuk mund t’i jepte përgjigje se çfarë ishte. Megjithatë, 4 javë më vonë, ekoja tjetër shfaqte një bebe normale dhe brenda barkut të 16-vjeçares nuk kishte jetë aliene.

Vajza e tyre e vogël pritet të vijë në jetë në Tetor. Me humor Sophie tha: “Shpresojmë që të mos lindë për Halloween sepse do të ishte vërtetë diçka e frikshme”./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT